LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 43 të vdekur në Bangladesh – publikohen pamjet dramatike të djegies së një ndërtese

Të paktën 43 të vdekur në Bangladesh – publikohen pamjet dramatike të djegies së një ndërtese

Të paktën 43 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një zjarr që shkatërroi një ndërtesë shtatëkatëshe në Dhaka, kryeqyteti i Bangladeshit.

“Deri më tani kanë vdekur 43 persona”, tha Ministrja e Shëndetësisë, Samantha Lal Sen, duke pohuar se dhjetë prej tyre kanë ndërruar jetë në spital shkaku i plagëve të rënda.


Mohamad Shihab, zyrtar i departamentit të zjarrfikësve, deklaroi se zjarri shpërtheu në një restorant dhe u përhap shpejt në katet e sipërme. Zjarri u shua brenda dy orëve, shtoi ai.

Gjithsej 75 persona u shpëtuan, sipas një njoftimi për shtyp nga shërbimi zjarrfikës, raporton bbc.

Theksojmë se autoritetet vendore kanë nisur tashmë hetimet rreth tragjedisë që shkaktoi dhjetëra viktima.

Zjarret në ndërtesat e banimit dhe komplekset industriale në Bangladesh nuk janë të rralla për shkak të zbatimit të dobët të rregullave të sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori