Të paktën 41 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një kishë disa kilometra larg kryeqytetit të Egjiptit, Kajro.

Një zjarr elektrik shpërtheu ndërsa 5,000 besimtarë ishin mbledhue për meshën në kishën “Abu Sefein”, në lagjen Imbaba pranë Kajros, thanë burimet për agjencinë e lajmeve reuters.

Zjarri bllokoi një hyrje në kishë, duke shkaktuar një rrëmujë, thanë ata, duke shtuar se shumica e të vrarëve ishin fëmijë, raporton skynews.

Numri i të vdekurve u njoftua nga Kisha Koptike e vendit, duke cituar zyrtarë shëndetësorë dhe nga burime të sigurisë. Raportohet se të paktën 14 persona të tjerë u plagosën.

Reklama

“Njerëzit po mblidheshin në katin e tretë dhe të katërt dhe ne pamë tym që dilte nga kati i dytë”, tha Yasir Munir, një besimtarë.

Reklama

“Njerëzit nxituan të zbrisnin shkallët dhe filluan të binin njëri mbi tjetrin. Më pas dëgjuam një zhurmë dhe shkëndija dhe zjarr që dilnin nga dritarja”, tha ai, duke shtuar se së bashku me vajzën ishin në katin e parë dhe mund të shpëtonin.

Maher Murad i tha reuters se e la motrën në kishë pas lutjeve, duke shtuar se “Sapo u largova nga kisha vetëm 10 metra, dëgjova zhurmën e britmave dhe pashë tym të dendur. Pasi zjarrfikësit shuarën zjarrin, unë njoha trupin e motrës sime. Trupat ishin të gjithë të djegur dhe shumë prej tyre janë fëmijë që ishin në një dhomë çerdhe në kishë”.

Reklama

“Ka fëmijë, ne nuk dinim si të shkonim tek ata”, tha Ebu Bishoy duke shtuar se “Ne nuk e dimë djali i kujt është ky, apo vajza e kujt është. A është e mundur kjo?”

Reklama

Ministria e Brendshme tha se u informua për zjarrin rreth orës 9:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe zjarri shpërtheu në një kondicioner në katin e dytë të ndërtesës.

Zjarri i së dielës është një nga tragjeditë më të rënda të zjarrit në vitet e fundit në një vend ku standardet e sigurisë dhe rregullat e zjarrit zbatohen dobët.

Në muajin mars të vitit të kaluar, një zjarr në një fabrikë veshjesh pranë Kajros vrau të paktën 20 persona dhe plagosi 24 të tjerë. /Telegrafi/

Reklama