LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 29 migrantë vdesin pas fundosjes së dy anijeve në Tunizi

Të paktën 29 migrantë vdesin pas fundosjes së dy anijeve në Tunizi

Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u fundosën afër brigjeve të Tunizisë brenda disa orësh nga njëra-tjetra, thanë zyrtarët.

Migrantët nën-saharianë po tentonin të kalonin Mesdheun për të arritur në Itali.

Fundosja e dy anijeve është në serinë e ngjarjeve të ngjashme që kanë ndodhur në brigjet tuniziane në ditët e fundit, pasi në katër ditët e fundit janë fundosur edhe pesë anije të tjera.

Këto ngjarje vijnë pasi Tunizia ka nisur një fushatë kundër migrantëve afrikanë pa dokumente.

Ndërkaq, zyrtarët italianë në ishullin e Lampedusës kanë thënë se janë të mbingarkuar, pasi kanë regjistruar rekord të arrijes së migrantëve brenda 24 orëve, përkatësisht 2.500 migrantë.

Kryeministrja e ekstremit të djathtë në Itali, Giorgia Meloni, ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me rreziqe pasi një valë e madhe refugjatët mund të arrijnë në kontinent.

Tunizia është bërë qendër për migrantët të cilët duan të arrijnë në Evropë. Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 12.000 migrantë që kanë arritur këtë vit në brigjet italiane, ishin nisur nga Tunizia.

Kjo shifër ishte 1.300 në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar.

Megjithatë, rojet bregdetare tuniziane kanë thënë se po ndërmarrin hapa për të ndaluar migrantët që të kalojnë Mesdheun, duke argumentuar se kanë ndaluar rreth 80 anije që ishin nisur drejt Evropës në katër ditët e fundit. Autoritetet tuniziane po ashtu kanë thënë se kanë arrestuar mbi 3.000 migrantë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori