LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 11 gra u vranë shkaku i një rrëmuje para ambasadës improvizuese pakistaneze në Afganistan

Të paktën 11 gra u vranë shkaku i një rrëmuje para ambasadës improvizuese pakistaneze në Afganistan

Të paktën 11 gra kanë vdekur dhe shumë të tjera janë lënduar në një rrëmujë të shkaktuar në një stadium në Afganistan, ku njerëzit kishin aplikuar për viza.

Incidenti ndodhi pasi mijëra njerëz u mblodhën me synimin që të aplikonin për një vizë, e cila do të ishte e vlefshme për të hyrë në Pakistan.


Njerëzit u devijuan në një stadium sportiv në vend të qendrës së zakonshme në Jalalabad. Aplikimet për viza filluan të merreshin pas një pauze shtatë-mujore të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, raporton BBC.

Ambasadori i Pakistanit në Afganistan, Mansoor Ahmed Khan, tha se ishte thellësisht i trishtuar nga incidenti dhe kërkoi kushte më të mira në vendet ku paraqiten kërkesat për vizë.

Shumë afganë udhëtojnë në Pakistan për të vizituar të afërmit, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për të gjetur punë ose për t’i shpëtuar dhunës. /Telegrafi/