LAJMI I FUNDIT:

A do të ndërtohet çerdhja e fëmijëve në Kondovë? (Video)

A do të ndërtohet çerdhja e fëmijëve në Kondovë? (Video)

Para tre viteve kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati kishte premtuar ndërtimin e çerdhes për fëmijë në Kondovë. Premtimi ishte dhënë para zgjedhjeve lokale të vitit 2013, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në mandatin e ardhshëm ne presim edhe shumë projekte tjera siç janë ndërtimi i shkollës fillore në vendbanimin Çajlan – Semenisht, ndërtimi i poliklinikës në Saraj, ndërtimi i Çerdhes në Kondovë, ndërtimi i rrugës për në fshatin Radushë”, u shpreh Bekim Murati.


Por tre vjet më pas, Murati nuk deshti të flas para kamerës së TV21, por vetëm duke u përgjigjur shkurtimisht se ideja për ndërtimin e çerdhes ende vazhdon.

E në vend të tij, familja Xhambazi nga Kondova po ndërton çerdhe në këtë fshat. Zendel Xhambazi si mërgimtar i kthyer nga Zvicra thotë se e ka nisur ndërtimin e çerdhes private, pas nevojës për hapjen e saj në këtë fshat me mbi 3.300 banorë.

“Kjo është e filluar për Çerdhe private është filluar para disa vitesh me mundësit e mija kam punuar gjatë kohë në Zvicër dhe mendova që të punësoj fëmijët dhe njëkohësisht të jetë edhe për fshatin një e mirë se ardhur sepse këndej kjo pjesë nuk ka çerdhe, por po vonohemi dita ditës sepse mundësit e mija janë aq dhe nuk mund të kryen shpejt punët”, tha Zendel Xhambazi, pronar i çerdhes.

Ndërkohë, premtimi i komunës për çerdhen në fshatin Saraj është realizuar, pasi që ajo u hap para disa muajve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori