LAJMI I FUNDIT:

A do të munden adhuruesit e gjigantit japonez së shpejti ta blejnë Toyota Supran me ndërrues manual?

A do të munden adhuruesit e gjigantit japonez së shpejti ta blejnë Toyota Supran me ndërrues manual?

Edhe pse akoma nuk ka konfirmim zyrtar nga Toyota, sipas informacioneve më të fundit nga burime të mirinformuara, Supra së shpejti do të mund të porositet në dy variante dhe në kombinim me ndërrues manual të shpejtësive.

Prej kohësh flitet që gjiganti japonez që është pjesë e projektit të përbashkët të Toyota dhe BMW, do të jetë i qasshëm në një kombinim me ndërrues manual të shpejtësive, pasi që gjenerata aktuale (e pesta) e Supra aktualisht e ofron vetëm ndërruesin automatik me tetë shpejtësi ZF, transmeton Telegrafi.


Edhe pse në Toyota po heshtin, sipas informacioneve të burimeve të mirinformuara, Supra do të duhej të ofrohej me tri pedale – që do të gëzonte tej mase adhuruesit tradicional të cilët nuk e konsiderojnë edhe aq atraktiv veturën sportive me dy ulëse me ndërrues automatik.

E pjesa tjetër që janë më pak optimistë mendojnë që Toyota do të ofrojë opsionin me ndërrues manual me gjashtë shpejtësi në kombinim me Supra, që e vë në lëvizje motori me i vogël 2 litërsh me katër cilindra turbo-benzinë, që ndoshta do të huazohet nga gjiganti bavarez Z4.

Megjithatë një gjë është e sigurtë, Toyota së shpejti do të ofrojë Supran me mbishkrimin GRMN (Gazoo Racing Masters of Nurburgring) dhe motorin 3 litërsh që prodhon 340 kuaj-fuqi. /Telegrafi/