LAJMI I FUNDIT:

Të mirët dhe të dobëtit e Qeverisë Kurti sipas analistëve

Të mirët dhe të dobëtit e Qeverisë Kurti sipas analistëve

Derisa kanë filluar lëvizjet brenda shumicës parlamentare për ndonjë riformatim të mundshëm të kabinetit qeveritar, analistët kanë dhënë opinionet e tyre për ministrat e suksesshëm dhe ata jo të suksesshëm.

Analisti Ylli Hoxha ka vlerësime kryesisht pozitive ndaj ministrave të Qeverisë Kurti.


“Hekuran Murati ka shënuar rritje buxhetore pavarësisht krizave që ka pasur. Ai ka shpëtuar vendin nga një kolaps i mundshëm ekonomik. Albulena Haxhiu ka një angazhim që duhet përshëndetur. Faton Peci poashtu ka realizuar shumicën e zotimeve që ka marrë përsipër”, tha Hoxha në “Debat Plus.

Ai shton se ekonomia dhe energjia kanë qenë “thembra e Akilit” për Qeverinë Kurti.

“Artane Rizvanolli ka treguar pasiguri ne vendimet e saja në lidhje me energjinë. Donika Gërvalla ka bërë gafa të mëdha në pjesën e parë të punës, por përzgjedhjen e ambasadorëve e ka bërë shumë të mirë”, ka potencuar Hoxha.

Sipas Visar Ymerit, cilësia e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) deri më tani ka qenë e njëjtë në shumë aspekte dhe sipas tij nuk është një qeverisje transformative.

Ai ka dhënë vlerësime shumë pozitive për ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Ai ka realizuar punët e planifikuara. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse duhet të jesh edhe menaxher i mirë. Qasja e tij politike jokonfliktuoze më ka pëlqyer shumë”.

Ish-deputeti me pozitivitet ka folur edhe për Albulena Haxhiun.

“Në publik është dukur se është në krye të punëve. Ka disa aspekte që duhet përmirësuar. Ajo duhet të reduktojë qasjen konfliktuoze me mediat. Duhet të jetë më shumë ministre e më pak militante partiake”.

Ymeri thotë se edhe Hajrullah Çeku ka qenë ministër i mirë por sipas tij nuk e ka pasur mbështetjen politike.

Mushkolaj vlerëson me notë punën e ministrave të Qeverisë
Lexo po ashtu Mushkolaj vlerëson me notë punën e ministrave të Qeverisë

Edhe performanca e Xhelal Sveçlës sipas ish-liderit të LVV-së ka qenë e mirë.

Ai nuk ka pasur vlerësime kaluese për ministrat Donika Gërvalla, Hekuran Murati, Arberie Nagavci, e Rifat Latifi.

Gazetari Vehbi Kajtazi nuk ka asnjë dyshim se qeveria Kurti është e korruptuar.

Megjithatë ka disa vlerësime pozitive për disa ministra.

“Kam një respekt për Hajrullah Çekun ngase ka një elegancë të qeverisjes. Kam vlerësim pozitiv edhe për Elbert Krasniqin”, thotë ai gjersa ka theksuar vlerësimin e tij pozitiv për Ministren e Ministrisë së Industrisë, Rozeta Hajadarin dhe Ministri Faton Peci.

“Kam një vlerësim pozitiv e veçanërisht për ligjin e naftës, një ligj i realizuar pas 12 viteve”, thotë Kajtazi.

Ai ka opinion negativ për ministrat Donika Gërvalla, Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla, Artane Rizvanolli dhe Rifat Latifi.

Ish-ministri Dardan Gashi ka pasur vlerësim pozitiv vetëm për ministrin Elbert Krasniqi.

Ai nuk ka dhënë vlerësime pozitive për ministret Donika Gërvalla e Arbërie Nagavci, derisa fjalë të mira nuk ka as për ministrin Rifat Latifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori