Me një kohë prej 9.79 sekondash, amerikani Noah Lyles fiton medaljen e artë në 100 metra për meshkuj dhe titullin e njeriut më të shpejtë në botë.

Lyles mposhti favoritin kryesor Kishane Thompson të Xhamajkës me 0,005 – pesë të mijëtat e sekondës, ndërsa amerikani tjetër Fred Kerley fitoi të bronztën me kohën 9.81 sekonda.


Duhet të jetë një nga edicionet më të ngushta të kësaj gare në histori, pasi me është me të vërtetë një diferencë e çmendur fitoreje në një garë që është një nga ngjarjet më të përfolura në çdo edicion të Lojërave Olimpike.

39324876 67fd 4c6b 8539 7db11f7bd3b4

Fitorja e Noah Lyles i jep fund një periudhe të gjatë pa medalje të artë olimpike për SHBA-të në  këtë garë, pasi e fundit vinte Lojërat Olimpike të Athinë 2004.

Justin Gatlin ishte amerikani i fundit që fitoi medaljen e artë olimpike në garën më të shpejtë në botë. Pas kësaj erdhën tre Olimpiada të dominuara nga legjenda e sprintit Usain Bolt, ndërsa të fundit në Tokio e fitoi italiani Lamont Marcell Jacobs, i cili sot përfundoi i pesti.

Screenshot 2024 08 04 222435

Medalja e arit e Lyles në 100 metra ishte i rëndësishëm jo vetëm për të, por edhe për ekipin e tij në SHBA. Ishte medalja e 19 e artë e Shteteve të Bashkuara në Paris, me numër të njëjtë tani me Kinën, por për shkak të më shumë medaljeve në përgjithësi, kalon në krye të renditjes së medaljeve.

Skuadra e SHBA-së tani ka 71 medalje të përgjithshme: 19 të arta, 26 të argjendta dhe 26 të bronzta.  /Telegrafi/ 

telegrafi sport app