Të mërkurën në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë- Serbi në nivel presidentësh


Të mërkurën më 1 shkurt, në Bruksel do të mbahet vazhdimi i dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë, është konfirmuar për Tajnug nga kabineti i kryeministrit Aleksandër Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Delegacioni serb do të udhëhiqet nga kryeministri Vuçiq dhe presidenti serb Tomisllav Nikoliq, kurse ai i Prishtinës, sipas Tanjug do të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































