LAJMI I FUNDIT:

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës kërkojnë drejtësi

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës kërkojnë drejtësi

5 majin e vitit 1999 e kujton me shumë dhimbje dhe trup, pasi që atë ditë tre serb në sy të familjes së saj e dhunuan dhe si pasojë e kësaj ajo vazhdon edhe sot të ndihet keq sepse ende nuk u dënuan kryesit e këtij krimi makaber ndaj saj.

Kjo e mbijetuar e dhunës seksual gjatë luftës në Kosovë së bashkë me një viktimë tjerë nga Prishtina, kanë zgjedhur që në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ta ndajnë rrëfimin e tyre me të gjithë në konferencën e organizuare nga Fondacioni Jahaga me temën “Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.


Kjo e mbijetuar e dhunës seksual nga Gjakova, tregoi se si ndodhi ngjarja e tmerrshme që ajo e përjetoi në luftën e fundit në Kosovë, si pasojë e të cilës ajo pothuajse ka mbetur e vetmuar dhe pa përkrahjen e askujt.

Ajo tregon se për një kohë të gjatë nuk kishte dal nga shtëpia, pasi të gjithë e shikonin dhe flisnin për të dhe ngjarjen që asaj i kishte ndodhur.

Tani 21 vite pas luftës si 45 vjeçare, ajo kërkon drejtësi për të dhe të gjitha gratë dhe burrat e dhunuar nga okupatori serb.

“Unë kam qenë ulur në qoshe dhe jam quar për mos me mi rrah më prindërit e mi, ata mi kanë shqyer teshat, më kanë dhunuar në sy të të dy prindërve të mi, më kanë ngreh zhag, më kanë quar në rrugë, me çka nuk më kanë bërë nuk mundem edhe aq me fol por një kojshi mua më ka marrë në oborr të vetin me një qosh mi ka dhënë disa tesha të vetat, ka thënë rri këtu, pasi janë larguar ata, unë i kam ndjekur për me më vëra sepse nuk kam dashur të jetoj më se babin e pash në atë gjendje, nënës time iu patën quar flokët përpjetë sepse luajti kur më pa mua në aq gjendje të tmerrueshme kur më ka sjell kojshia kah 5 ora e mëngjesit ka dal baba përpara e kam shtyer prej marrës, nëna nuk më ka njohur, ma kanë hup çiken, ma kanë mbyt çikën, a mua më kish aty afër po nuk më njihte” , ka thënë ai.

Përjetimin e saj me të gjithë sot e ndau edhe viktimat tjetër e dhunës seksual gjatë konfliktit në Kosovë, e cila ishte nga Prishtina, e që ishte dhunuar për rreth 6 orë nga policët serb me maska.

Ajo tha se përveç me burrin dhe shoqatën “Medica Gjakovës”, me askënd deri më sot nuk e ka ndarë rrëfimin e saj, teksa thotë se do ndihej më e lirë nëse do të dënoheshin kryesit e kësaj vepre ndaj saj dhe viktimave tjera në Kosovë.

“Unë jam kanë në shtëpi, kam dal në rrugë i kam pas fëmijët e vegjël, kam dal me ble ushqim se kam pasur edhe refugjat në shtëpi. Duke shkuar rrugës kam qenë me gruan e agjës tek shkolla “Sami Frashëri”, aty ka pasur plotë policisë serb krejt me maska dhe aty më kanë nda nga gruaja e agjes, më kanë futur në shkollë për mbi 5 orë, 6 orë nuk jam e saktë aty kur më kanë qitur jashtë më kanë qitur qysh më ka fal Zoti, pa tesha në trup. E kam pas mbështetjen e burrit, me shoqëri nuk jam qel me kërkon, derisa kam dëgjuar për Medica Gjakovën, aty kam gjetur mbështetje…Shumë motra shqiptare ka pasur, me pa me sy nuk kam mundur me pa, nuk më kujtohet që kam parë dikë. Rreth 5 orë unë kam qenë në shkollë. Më kanë qitur jashtë pa rroba në trup edhe kur më kanë qitur jashtë rasisht një person, ajo më ka ndihmuar ma ka gjuajtur jaknën e vetë, edhe ka thënë se unë nuk guxoi me të ndihmuar”, ka treguar ajo.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Po në këtë konferencë kryeministri i Kosovës ,Ramush Haradinaj i ka garantuar të gjitha viktimat e dhunës seksuale se Kosova është e gatshme të qëndrojë afër tyre, për të shëruar këtë plagë të shoqërisë sonë.

Sipas tij, kryesit e kësaj vepre nuk duhet të amnistohen dhe se duke shëruar këtë plagë shërohen edhe shumë plagë tjerë që ndikojnë në një të ardhme më të mirë në Ballkan.

“Duke shëruar këtë plagë me i shëruar të gjitha plagët e popullit dhe të rajonit, edhe më në fund ta kemi një paqe që është ashtu siç thotë populli jonë një paqe në shpirt dhe në zemër e pastaj paqe në të gjitha temat tjera. Si Kosovë jemi të gatshëm që të ndihmojmë në shërimin e plagëve së pari tonat të Kosovës, por edhe të rajonit tonë Ballkanit, i cili ka një të kaluar të dhimbshme, tragjike dhe që ajo kurrë më të mos na përsëritet. Unë besoj që kjo është në dobi të të gjithë neve që jetojmë në Ballkan….Edhe në rajonin tonë mendoj që është me interes të madh që plagët e tilla të kaluarës të shërohen, rajoni jonë ndoshta nga plagët më të mëdha që ka e ka edhe personat e pagjetur që është një temë po ashtu e ndjeshme edhe që e lëndon po them ashtu krejt ndjenjën e arritjes së një paqeje të qëndrueshme….Është në dobi të të gjithë popujve që askush të mos e amnistoi një vep ër të këtillë por po ashtu edhe nga guximi i kërkimit të faljes dhe po ashtu po them edhe njëherë i ballafaqimit me krejt këto plagë të të kaluarës”, ka deklaruar Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit duke ua uruar të gjitha grave 8 marsin, tha se vendi ynë ka avancuar sidomos në aspektin e regjistrimit të pronës dhe kuotës së punësimit.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Themeluesja e Fondacionit Jahjaga, Atifete Jahjaga u shpreh se edhe 21 vite pas luftës të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë vazhdojnë të jetojnë me frikën se mos po kuptohet ajo çka u ka ndodhur atyre.

Ish presidentja e Kosovës ka thënë se shembull duhet të merret Vasfije Krasniqi e cila ka marrë guximin të flas, dhe familja e saj e cila gjithmonë e kanë përkrahur.

Si nikoqire e këtij eventi, ajo ka u ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtarë që të vazhdojnë të përkrahin Kosovën dhe viktimat e dhunës seksuale në realizimin e kërkesës së tyre për dënimin e atyre që kryen këto vepra.

“Një shoqëri që nuk toleron mos ndëshkueshmërinë, që dënon dhunën dhe tregon përkrahjen për personat që kanë përjetuar çfarëdo forme të dhunës është shoqëri më e mirë për gjithë, jo vetëm për të mbijetuarat e dhunës seksuale siç është rasti jonë në Kosovë. Le të bëhemi më të fortë për të mbijetuarit, le të jemi aty pranë tyre për përkrahje emocionale por edhe për përkrahje në procesin e gjatë për të kërkuar drejtësi. Ne që i njohim e dimë mirë që ato janë shumë më shumë se vetë përjetimi i tyre, t’i tregojmë shoqërisë krejt ato që i bëjnë ato të veçanta që nuk është ngjarja që iu ka ndodhur para 20 viteve dhe vetëm nëse një person i paragjykon t’i vëmë ata para turpit”, ka theksuar Jahjaga.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett e Kosova ka krijuar ambient ku ofrohet mbështetje për të mbijetuarat e dhunës seksuale.

Ai ka kërkuar që të gjitha viktimat e dhunës seksuale të trajtohen barabartë pavarësisht komunitetit që i takojnë.

“Mendoj se politikanët duhet ta ndryshojnë qasjen e tyre e para për të siguruar qasje në drejtësi dhe shërbime të barabarta për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës nga radhët e pakicave. Në mesin e disa prijësve duke se është njëfarë ndjenje se nëse e bëjnë një gjë të tillë kjo do të nënkuptonte barazi morale të mizorive të miratuara nga shteti gjatë periudhës së luftës dhe krimeve të tjera gjatë dhe pas luftës. Më duhet të mos pajtohem me këtë sepse për vlerësim të ndershëm të së kaluarës dhembshuria dhe mbështetja duhet t’i jepet të gjitha viktimave. Ofrimi i shërbimeve përshirë edhe i pensionit për pakicat shpreh mirëkuptimin se viktima pa marr parasysh ku jetojnë dhe çfarë gjuhe flasin përballen me sfida të njëjta”, ka thënë ambasadori amerikan.

Të pranishëm në konferencën “Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ishin edhe ambasadorët tjerët të shteteve mike të Kosovës, si ai i Gjermanisë, Christian Heldt dhe ai i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell, të cilët e kanë vlerësuar lartë ndihmën e institucioneve të Kosovë që t’u dalin në ndihmë të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke thënë se në këtë aspekt Kosova është shembull për përkrahje ndaj të të mbijetuarave.

Përmes një letre mbështetje viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka ofruar edhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqe 2018, Nadia Murad.

Konferenca “Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, u mundësua nga bashkëpunimi i Fondacionit Jahjaga, ambasadës gjermane në Kosovë dhe nga Kombet e Bashkuara./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori