LAJMI I FUNDIT:

Të lindurit e parë janë më konservatorë

Të lindurit e parë janë më konservatorë

Fëmijët zhvillohen varësisht nga ajo si dhe sa marrin kujdes nga prindërit, prandaj fëmijët e parë të lindur sipas natyrës janë më konservatorë

Konstatimi i tillë bazohet në teorinë e njohur të Adlerit, ndërkaq Sulloway e interpreton në atë mënyrë që fëmijët më të moshuar prirjet e prindërve i marrin me dëgjueshmëri, si edhe identifikimin me ta dhe me respektimin e autoritetit.


Njëkohësisht, fëmijët më të vegjël zhvillojnë strategji origjinale krejtësisht të reja, – thekson psikologu amerikan, Frank J. Sulloway.

Ata patjetër duhet të jenë ndryshe nga vëllezërit dhe motrat më të mëdha, prandaj jo rrallë janë të prirë për “revolucion”.

Këta fëmijë, janë më kryengritës, më kreativë dhe më të hapur për përvoja të reja.

Sulloway shton që shkalla e konservativitetit, përkatësisht e kryengritjes, varet edhe nga faktorët demografikë, temperamenti i individit dhe dallimi në moshë midis fëmijëve të lindur më parë dhe atyre më të rinj. /Telegrafi/