LAJMI I FUNDIT:

Do të largohet nga Presidenca, por jo edhe nga përfitimet – ky do të jetë pensioni i Obamës, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Do të largohet nga Presidenca, por jo edhe nga përfitimet – ky do të jetë pensioni i Obamës, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti amerikan Barak Obama do të shkojë në pension politik dhe pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë do të fillojë një jetë tërësisht të re.

Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, së bashku me familjen e tij do të qëndrojnë në Uashington deri sa më e vogla e tyre nuk e përfundon shkollën.

E analistët rusë, parashikojnë se ai nuk do të kthehet në politikën e nivelit të lartë.


Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara, dhe mandati i tij i dytë përfundon më 20 janar, pas inaugurimit të Donald Trumpit.

Michelle Obama, gruaja e presidentit në largim, mendon se vajza e saj do të kalojë nëpër një “periudhë të vështirë”, pasi do t’i duhej të lëvizë nga Shtëpia e Bardhë, sepse aty ishte rritur.

Obama veçse ka zgjedhur tashmë një shtëpi të re në një pjesë të pëlqyer të qytetit Kalorame, në të cilën do të zhvendosen me familjen e tij. Mediat shkruajnë se fqinjët e tyre të ardhshëm do të jenë Klintonët, dhe të tjerë të pasur të njohur.

Vlera e shtëpisë së re është vlerësuar rreth 5.3 milionë dollarë, përcjell Telegrafi, por Obama nuk e ka blerë, por e ka marrë me qira, për 22 mijë dollarë në muaj. Shtëpia ka 2.800 metra katror, nëntë dhoma gjumi dhe tetë banjo.

Obama është 55 vjeç dhe bëri histori si presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara.

Shumë është i ri për të dalë në pension, por në konferencën e fundit për shtyp ai tha se për një kohë do të jetojë në heshtje dhe se do të shmang paraqitjet publike.

Ish-kreun e shtetit amerikan e pret një jetë e re, me një pension që arrin në rreth 205.700 mijë dollarë në vit, dhe 20.000 dollarë në vit do të marrë edhe gruaja e tij.

Përveç kësaj, shteti do të paguajë mirëmbajtje e hapësirave të zyrës, pagat e stafit, paratë e udhëtimit, si dhe sigurimin e përjetshëm të shërbimit sekret. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori