LAJMI I FUNDIT:

DO TË KTHEHEM NËNË

DO TË KTHEHEM NËNË
Jusuf Gërvalla, Nënën Ajshe: Në tretdhé të shoh tuj ecë me atë krejninë tande që asht helmi ma i fortë për anmikun
Lexo po ashtu Jusuf Gërvalla, Nënën Ajshe: Në tretdhé të shoh tuj ecë me atë krejninë tande që asht helmi ma i fortë për anmikun

Vargjet nga: Jusuf Gërvalla

Ka kohë që më mundon
vetmia o nënë
votër braktisa një ditë
n´vendlindje është vjeshtë
tani e vona
të presin të korrura e brenga.


N´mendime m´ke tretur
tani o nënë
për birin që t’la në vetmi
shikimi përhera kah dera t´përgjon
trokitje t’lehta dëshiron.

Kthehu shpejtë m´ke pas thënë
se brengat më kanë molisur
të presin shokët një varr nën bli
porositë e babait tënd.

Kaluan pranvera e vjeshta o nënë
qëkur ti e ndjell veç një kthim
nëse vetë nuk do të mundem
do i them birit tim
në vendlindje le t´shtrojë çdo gëzim.

Të lutem jeto me shpresa o nënë
se dikush një ditë do t’rropllojë
n´atë vatër ku së pari zëri im jehoi
andej nipat do të ngrejnë shtëpinë.