A do të ketë sukses dialogu i partive politike të Maqedonisë në shtëpinë e Jean Monnet?

Rreth 20 ditë para udhëtimit të rëndësishëm në Paris, nuk ka përgjigje konkrete nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së opozitare në lidhje me atë se a do të jenë anëtarë të kësaj partie pjesë e takimeve më 25 dhe 26 janar në kuadër të procesit Jean Monnet.
Burime partiake thonë se ky dialog duhet të jetë i dyanshëm, dialog në të cilin pushteti duhet të tregojë veprime të vullnetit të mirë, si dhe ndërprerje të, siç thonë ato, përndjekjes politike që është duke kryer Qeveria aktuale.
Në Kuvend tashmë janë formuar grupet e punës të përbëra nga shumica parlamentare dhe opozita, për të shqyrtuar ligjet për reforma dhe për këtë qëllim kanë realizuar takim edhe kryesuesit e grupeve parlamentare të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, Tomisllav Tuntev dhe Vllatko Gjorçev. Para dy muajve, raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl gjatë vizitës së tij në Shkup deklaroi se procesi Jean Monnet nuk do të jetë zëvendësim ose vazhdim i Marrëveshjes së Shkupit, e as ndryshim i rekomandimeve të grupit të ekspertëve të Reinhard Priebe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takimin në afërsi të Parisit planifikohet të marrin pjesë edhe deputetë evropian, ekspertë të BE-së, komisari evropian për zgjerim, Johannes Hahn si dhe përfaqësues të Parlamentit francez dhe Qeverisë franceze.
Ky proces duhet të lehtësojë dialogun mes pushtetit dhe opozitës për shumë çështje të rëndësishme. Dialogu mes pushtetit dhe opozitës ka rëndësi të veçantë edhe në pritje të Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë, ku një raport me vlerësime pozitive do të mundësonte fillimin e hapave konkret në procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker