A do të jetë përsëri shqiptarë krytetari i Komunës së Kërçovës? (Video)
Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët janë të gatshme që të përkrahin një kandidat shqiptar për Kërçovën, por për këtë kërkojnë konsensus nga të gjitha partitë politike. Fatmir Dehari nuk është emër i pranueshëm për Lëvizjen Besa. Partia opozitare kërkon kandidat jo partiak, dhe mirë të përgatitur.
“Kërçovës i duhet një kandidat jo partiak, cili do të zgjidhet me konsensus të të gjithë faktorëve relevant të Kërçovës. Andaj ne shpresojmë që kësaj radhe në Kërçovë të përzgjidhet një kandidat për kryetar komune i cili është jo partiak, profesional, mirë i përgatitur, unifikues dhe i cili do ti lirojë kërçovarët nga frika e militantëve partiak, që vazhdimisht i kërcënojnë kërçovarët”, u shpreh Faton Fazliu, nga Lëvizja BESA.
E nga Aleanca për Shqiptarët, janë të vendosur, dhe do të ndihmojnë në çdo mënyrë, që kryetari i kësaj komune të mbetet shqiptar.
“Jemi të vendosur që Kryetari i Komunës së Kërçovës të ngelet edhe me tutje shqiptar. I njëjti duhet te reflektojë konsensus, unitet dhe te jetë i pranueshëm nga te gjitha forcat politike shqiptare. Jemi të gatshëm të japim kontributin tonë politik por edhe potencialin kadrovik”, nga Aleanca për Shqiptarët.
E kryetari aktual i Kërçovës është i gatshëm ta pranojë sfidën, por thotë se vetëm shumica mund të përcaktojë se kush do të kandidojë për Kërçovën.
“Vazhdoj të qëndroj në parimin se vetëm vullneti shumicë i qytetareve ka të drejtë të përcaktojë kandidatin për Kërçovën. Nëse ndodh kështu atëherë mund që të përballem me sfidën e radhës…! Teket e individëve apo grupimeve të ndryshme për mendimin tim janë joparimore dhe në dëm të kauzës dhe te ardhmes së qytetit tonë”, tha Fatmir Dehari.
E partitë nga blloku maqedonas të rezervuar. Prej OBRM-PDUKM-së nuk kanë përgjigje se a do të dalin me kandidat për Kërçovën, por nuk kanë përgjigje as për bashkëpunim të mundshëm me LSDM-në. Përgjigje nuk ka as nga LSDM. Nga kjo parti thonë se për këtë do të vendosin këshillat komunale të partive. LSDM ende nuk ka vendosur se a do të ketë kandidat në komuna shqiptare, njofton TV 21.
“Për organizatat tjera komunale nuk jam i informuar, nuk ka informacione. Secila organizatë komunale e ka procedurën e vetë brenda partiake në përputhje me statutit e LSDM-së, dhe në përputhje me vendimet që dalin nga Këshilli Qendror”, tha Tomisllav Tuntev, LSDM.
Përveç në Kërçovë, garë interesante pritet të ketë edhe në Çair, ku sipas informacioneve të para, shokët e fëmijërisë, Bujar Osmani dhe Bekim Sali do të jenë njëri përballë tjetrit. LSDM po taktizon edhe për Shkupin, kurse në OBRM-PDUKM nuk ka shumë dilema, Koce Trajanovski do të garojë për mandatin e tretë. Në Gostivar ende nuk është e qartë se kush do të jetë kundër-kandidat i Nevzat Bejtës, kurse oponentin politik po e pret edhe Teuta Arifi për Tetovën.
E nxehtë po bëhet gara edhe për Kumanovën, por brenda LSDM-së. Sipas informatave të para, deputeti aktual, Maksim Dimitrijevski do të marrë besimin e partisë që të garojë në bastionin e LSDM-së, kurse kryetari aktual i komunës, Zoran Damjanovski, do të garojë si i pavarur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThemelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Plagosen dy persona në Ferizaj
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë