LAJMI I FUNDIT:

Të hënën Sela dhe Gashi në takim me Zaevin, pritet marrëveshje për Ligjin për Shtetësinë

Të hënën Sela dhe Gashi në takim me Zaevin, pritet marrëveshje për Ligjin për Shtetësinë

Kryeministri Zoran Zaev, ka njoftuar se të hënën do të takojë krerët e dy partive opozitare shqiptare, Ziadin Selën dhe Afrim Gashin.

Zaev pret që në këtë takim të arrihet marrëveshje në lidhje me Ligjin për Shtetësinë.

Kryeministri gjithashtu tha se si Qeveri janë të gatshëm të diskutojnë për kërkesat e partive opozitare shqiptare.

“T’i japim mundësi takimit të hënën të gjejmë zgjidhje dhe është radha që kërkuesi i këtij takimi, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ti kumtojnë në fund edhe zgjidhjet dhe ne të dalim me ata dhe të themi se çfarë është ajo për çka është arritur marrëveshje”.

“Pra pres që të gjindet zgjidhje duke i ditur të gjitha detajet e analizave, pas takimit të punës që patëm me ministrin dhe zëvendës ministrin e punëve të brendshme, në takimin e ardhshme mendoj se zgjidhja është e pritshme që të hënën do të duhej të bëhet publike për opinionin”, u shpreh Zaev.

Ndryshe, për shkak të mospranimit të propozimit të tyre për Ligjin për Shtetësinë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vendosën të bllokojnë çdo ligj në Kuvend, duke dorëzuar mijëra amendamente.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ishin të vetmet që kundërshtuan shtyrjen e procesit të regjistrimit, i cili u anulua për në muajin shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori