LAJMI I FUNDIT:

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës ku do të diskutohet për projektin e gazit me MCC

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës ku do të diskutohet për projektin e gazit me MCC
Foto: Ilustrim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën takim duke filluar nga ora 11:00, ku do të caktohet data për seancën e re plenare.

Në seancën e re plenare do të ketë debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC.


Në rend dite është pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021, për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Hortikultura për vitin 2020.

Po ashtu, për diskutim do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 për votimin e Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Po ashtu, votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MASHTI dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+).

Si dhe votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, si dhe pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 19 tetor 2021, për votimin e raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë edhe një sërë projektligjesh, si ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, Projektligji për Topografitë e Gjysmëpërçuesve.

Po ashtu, për shqyrtim për herë të parë janë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar, shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm, shqyrtimi i raportit vjetor të KPM-së për vitin 2020, shqyrtimi i raportit vjetor të ZRRE për vitin 2020, shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për 2020, emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit, emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, si dhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese./Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori