LAJMI I FUNDIT:

Të hënën funksionalizohet zyra për vërtetime veteranëve (Video)

Të hënën funksionalizohet zyra për vërtetime veteranëve (Video)

Zyra për lëshuarjen e vërtetimeve për Veteranët Luftës së UÇK-së pritet të funksionalizohet këtë të hënë.

Kjo zyre do të lëshojë vërtetime për 3,600 veteranë të cilët kanë mbetur pa marrë pensione tash e sa muaj.


E njëjta zyre për 60 ditë do të mbyll procesin e vërtetimeve të veteranëve.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se të hënën pritet që kjo zyre të startojë më lëshimin e vertetimeve për veteranët që kanë mbetur pa u pajisur ende si shkas i kësaj zyre.

Gucati ka folur edhe për pastrimin e listave nga prokuroria.

Ai ka thënë se disa raste i ka trajtuar prokuroria. Ndërsa për fryrjen e listave ka fajësuar hierarkinë ushtarake dhe politikën. /Tribuna/