LAJMI I FUNDIT:

Të hënën kryhet dezinsektimi në Gostivar

Të hënën kryhet dezinsektimi në Gostivar
Foto: Ilustrim

Komuna e Gostivarit më 07.08.2023 (e hënë) do ta realizojë dezinsektimin nga toka në territorin komunës për zhdukjen e mushkonjave të ritura dhe dëmtuesve të tjerë.


“Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas mesnatës deri në orët e hershme të mëngjesin, vetëm në kushte të mira atmosferike, kurse në rast të motit me shi ose me erë të fortë, dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Ata shtojnë se për dezinsektim do të përdoret preparat i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit për përdorim edhe atë 50 ml/11.

“Informojmë bletarët që të marrin masat e duhura mbrojtëse për mbrojtjen e bletëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit./Telegrafi/