LAJMI I FUNDIT:

Do të habiteni me ideatorin e lajmit ”Rama dhe CIA do ta bëjnë shqiptarin kryeministër në Maqedoni”

Do të habiteni me ideatorin e lajmit ”Rama dhe CIA do ta bëjnë shqiptarin kryeministër në Maqedoni”

Më herët nëpër mediume në Maqedoni janë shpërndarë lajme kinse Edi Rama dhe drejtori i CIA-s në kanë hartuar një plan për shqiptarët e Maqedonisë ku në mes tjerash thuhet se ”Maqedonia do të ketë kryeministër shqiptar”.

Telegrafi Maqedoni ju sjell lajmin dhe prej ku rrjedh kjo ide.


I njejti lajm dhe informacioni rrjedh nga mediumi rus RT.

Ky lajm lidhet direkt me takimet e kryeministrit Rama me kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni, javën e kaluar.

Një javë më herët para se të mbahen takimet e liderëve shqiptarë të Maqedonisë me kryeministrin Rama, në Shqipëri ishte drejtori i CIA-s, John Brennan.

Edi Rama flet për takimet me liderët shqiptar nga Maqedonia (Video)
Lexo po ashtu Edi Rama flet për takimet me liderët shqiptar nga Maqedonia (Video)

Krejt kjo gjëegjëzë kompletohet kur për mediumin rus flet gazetari pro-qeveritar Milenko Nedellkovski.

Nedellkovski, i përkëdhelur nga pushteti i OBRM-PDUKM-së të Nikolla Gruevskit, për këtë analizë ka folur me elemente trillimi duke akuzuar liderët shqiptarë kinse janë duke mbështetur Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë.

Sipas Nedellkovskit, me një propozim: kryeministër shqiptar, do të bindnin Zoran Zaevin që të formonin qeverinë.

Nedellkovski këtë e ka thënë edhe në media në Maqedoni ku në mes tjerash, me këtë ide do që ta shfaq LSDM-në më shumë shqiptare, duke menduar se e njejta ide do të dëmtonte këtë parti tek votuesit maqedonas.

”Një kryeministër shqiptar” do të ishte i pa pranueshëm për një pjesë të mirë të popullatës maqedonase. Këtë grup që nuk do të pranonin një kryeministër shqiptar, Nedellkovski do ta rris me deklarata të tipit se vetëm Zaev do ta pranonte, pasi me deputet ai ka dy mandate më pak se Nikolla Gruevski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, Milenko Nedellkovski më herët i krahasonte shqiptarët me romët, homoseksualët dhe hebrenjtë. Të gjithë këta, Nedellkovski thonte se do t’i shumëzoj me zero.

Nedellkovski, ka qenë edhe më i zëshëm me gjuhë të urrejtjes për shqiptarët në Maqedoni./Telegrafi/

Lexoni të gjitha lajmet për Milenko Nedellkovskin
Lexo po ashtu Lexoni të gjitha lajmet për Milenko Nedellkovskin

Lajmin mund ta lexoni KËTU