LAJMI I FUNDIT:

Te Gjykata Administrative ka arritur një ankesë nga VLEN

Te Gjykata Administrative ka arritur një ankesë nga VLEN

Deri te gjykata administrative deri sot në ora 11 ka arritur një ankesë kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga Koalicioni Vlen për Zgjedhjet parlamentare 2024. Ankesa, sipas informatave të AIM-s, ka të bëjë me vendimin e KSHZ-së për votimin në Banjicë të Poshtme, Gostivar. Paradite ankesë kundër vendimit të KSHZ-së do të dërgohet deri te Gjykata administrative edhe nga BDI-ja për të gjitha shtatë vendvotimet, ku u anulua votimi.

Në ueb faqen e Gjykatës administrative u publikua se informohet opinioni se mbrëmë në ora 22:33, pas ankesës së parashtruar nga Koalicioni Vlen në Zgjedhjet parlamentare 2024 kundër Vendimit të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, UP1 nr. 10-14 nga 14.05.2024, u formua lënda URP. nr.86/2024. Pas ankesës së parashtruar, Gjykata administrative i ndërmerr të gjitha veprimet e procesuara në pajtim me afatet e përcaktuara në kodin zgjedhor. Afati i fundit për këtë lëndë skadon në mesnatë.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve do t’i presë vendimet e Gjykatës administrative, por po ashtu nesër duhet të fillojë të përgatitet për rivotimin që duhet të mbahet të mërkurën më 22 maj.

Deri te KSHZ janë parashtruar 27 ankesa për votim në zgjedhjet parlamentare, por një pjesë prej tyre ishin në grupe. Prej aty potencojnë se ata me kujdes i kanë shqyrtuar të gjitha ankesat, ndërsa kanë miratuar vetëm shtatë, respektivisht aty ku ka baza dhe ku është evidente se të dhënat në materialin e besueshëm nuk pajtohen me të dhënat e procesverbalit, e kjo është në vendvotimet Zhelinë, Strugë, Ohër dhe nga dy në Dollnen dhe Krushevë.

Anëtarët e KSHZ-së për një nga ankesat, vendimin e kanë marrë njëzëri, ndërsa për të gjitha të tjerat ka pasur gjashtë vota “për”, ndërsa një “kundër”.

Lidhur me deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ishte kandidat presidencial i BDI-së dhe zëdhënësi i partisë, nga KSHZ-ja potencojnë se nuk dëshirojnë të komentojnë deklarata politike, por thonë se kjo është pabazë.

Pasi u anulua votimi në gjashtë vendvotime në NJZ5 dhe një një NJZ6 dhe u bë e qartë se janë rrezikuar dy mandate të BDI-së, Osmani në takim me disa ambasadorë dje reagoi në punën e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori