Të gjithë po presin transferimin e parë nga Newcastle – duket se sheikët po ‘peshkojnë’ te Juventusi

Për një moment, sytë e tifozëve dhe të tjerëve janë kthyer nga Newcastle United, dhe për këtë ‘fajtor’ janë sheikët nga Arabia Saudite.
Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite blenë klubin anglez nga Mike Ashley për rreth 360 milionë euro dhe të gjithë po presin që The Magpies të ndërtojnë një skuadër të frikshme.
E shiti Newcastlen për 358 milionë – Mikel Ashley kaloi pesë orë duke pirë dhe la bakshish pesë euro

Aaron Ramsey mund të jetë transferimi i tyre i parë dhe Calciomercato bën të ditur se uellsiani mund të përfitojë plotë 400 mijë funte në javë.
Ish-anëtari i Arsenali nuk është në planet e Zonjës së Vjetër dhe mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sheikët nga Arabia Saudite janë aktualisht njerëzit më të pasur në botën e futbollit dhe natyrisht se pritet që të bëjnë disa transferime të mëdha.
Por, nga fundi i dhjetori, do të dihet se kush do të jetë blerja e tyre e parë edhe pse bujë më e madhe pritet të bëhet në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/




















































