LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë optimistët e kanë një gjë të përbashkët – gjithmonë vonohen!

Të gjithë optimistët e kanë një gjë të përbashkët – gjithmonë vonohen!

Ekspertët thonë se personat të cilët gjithmonë vonohen janë më të prirë të jenë më shumë optimistë dhe më pak të stresuar.

Në librin e saj “Never be late again”, Diane DeLonzor thotë se shumë persona që vonohen kanë tendenca të jenë optimistë dhe jo real, gjë e cila ndikon në mënyrën se si e perceptojnë ata kohën, transmeton Telegrafi.


Ata janë optimistë në vlerësimin e tyre se çfarë mund të kryejnë në një periudhë të caktuar kohore, por vlerësimi i tyre shpeshherë është jo real.

Ata gjithashtu e përjetojnë më ndryshe kalimin e kohës.

Personat që vonohen kanë tendenca ta përjetojnë kalimin e kohës më ngadalë.

Ky fenomen është studiuar edhe nga Jeff Conte, profesor i psikologjisë, i cili ka zbuluar se ata me personalitete të tipit B (të cilin e kanë personat që vonohen) kanë raportuar se kanë menduar që kanë kaluar 77 sekonda kur kishte kaluar vetëm një minutë.

Personat me tipin A të personalitetit kishin menduar se vetëm 58 sekonda kishin kaluar gjatë asaj periudhe – pra kishin qenë më realistë!

Pra, për çdo minutë që ju mund ta keni nëse jeni realist, dikush me tipin B të personalitetit i ka 17 sekonda më shumë.

Ndër tjerash, personat me këtë tip të personalitetit e kanë një natyrë më të relaksuar, që nënkupton se nuk brengosen nga detajet e vogla, siç është koha e nisjes së aeroplanit ose se nga cila platformë niset treni i tyre.

Ata nuk e faktorizojnë kohën që nevojitet për t’u siguruar për këto detaje.

Pra, nëse ju jeni brengosur se e keni dërguar me vonesë në aeroport shokun/shoqen tuaj me tip B të personalitetit, me shumë gjasë ai do t’ju përgjigjet: “Mos u brengos! Nuk niset aeroplani pa mua. Unë gjithmonë vonohem dhe gjithmonë hyjë në aeroplan. Relaksohu”.

Por, e mira është se këta persona jetojnë më gjatë. Përse? Sepse janë më pak të stresuar dhe janë më pak të rrezikuar nga problemet e zemrës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori