LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha veturat e reja Tesla Model 3 tani kualifikohen për kreditimin e plotë të taksave prej 7,500 dollarësh

Të gjitha veturat e reja Tesla Model 3 tani kualifikohen për kreditimin e plotë të taksave prej 7,500 dollarësh

Si pjesë e Aktit të Reduktimit të Inflacionit, qeveria amerikane prezantoi një plan të ri kreditimi tatimor federal për pronarët e veturave elektrike në vitin 2023 dhe kërkon që të paktën 50 për qind e komponentëve të baterisë të merren nga SHBA dhe të paktën 40 për qind e mineraleve të veturës vijnë nga SHBA ose një vend tjetër që ka marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në.

Dhe meqenëse shumica e konfigurimeve të Modelit 3 përdorin bateri nga Kina, mund të aplikohet vetëm gjysma e kredisë tatimore prej 3,750 dollarëve.

Arena EV raporton se gjithçka ndryshon nga sot, megjithatë, pasi Tesla njoftoi se të tre nivelet e Modelit 3 tani kanë të drejtë për kreditimin e plotë të taksave 7,500 dollarëve, transmeton Telegrafi.


Më parë, ishte vetëm modeli i nivelit “Performance”, i cili kualifikohej për një rimbursim të plotë nga Akti i Reduktimit të Inflacionit.

Fatkeqësisht, ne nuk e dimë se çfarë ka ndryshuar dhe pse saktësisht opsionet e reja Standard 3s dhe Long Range tani kualifikohen për kreditimin e plotë të taksave, por ndoshta është e sigurt të supozohet se Tesla ka ndryshuar bateritë, të paktën për veturat e saja në tregun e SHBA-së.

Mesazhi zyrtar në faqen e internetit të Tesla-s përmend gjithashtu modelet Model Y AWD, Long Range dhe Performance që të kualifikohen gjithashtu për kreditimin tatimor prej 7,500 dollarëve. /Telegrafi/