LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha klubet e Serie A vendosin një zëri për ulje pagash në skuadrën e parë

Të gjitha klubet e Serie A vendosin një zëri për ulje pagash në skuadrën e parë

Klubet e Serie A kanë votuar unanimisht për të ulur pagat e skuadrës së parë deri në një vendim tjetër, si përgjigje për krizën që i ka kapluar shkaku i pandemisë coronavirus.

Lega Serie A zhvilloi një takim urgjent të hënën dhe pas bisedimeve me sindikatën e lojtarëve italianë (AIC), rezultati nuk doli atë që është pritur.

Por edhe përkundër që nuk gjetën gjuhën e përbashkët me AIC, 19 klube të Serie A ranë dakord për të ulur pagat me 1/6 (që i bie se lojtarët do të marrin dy pagesa mujore më pak), vetëm nëse vazhdon sezoni.


E vetmi klubi që nuk votoi ishte Juventusi, duke pasur parasysh që ata tashmë kishin arritur marrëveshje me lojtarët e tyre për shkurtim të pagave.

Në një deklaratë të LEGA Serie A thuhet: “Në përputhje me veprimet që synojnë uljen e kostove të punës si në Itali ashtu edhe jashtë saj, Lega Serie A vendosi sot unanimisht, me përjashtim të Juventusit (që tashmë kanë arritur një marrëveshje me lojtarët e tyre), në një linjë të përbashkët, për të ulur pagat e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit tjetër të ekipit të parë”.

“Kjo ndërhyrje, që u pa si e nevojshme për të mbrojtur të ardhmen e të gjithë sistemit italian të futbollit, parashikon një ulje të 1/3 të fitimeve totale vjetore bruto (ose katër pagesa mujore) nëse sezoni nuk mund të rifillohet, dhe një ulje prej 1/6 në totalin e fitimeve vjetore bruto (ose dy pagesa) nëse ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-20 mund të luhen gjatë muajve në vazhdim”.

“Kuptohet që klubet do të përcaktojnë marrëveshjet direkt me anëtarët e tyre të stafit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori