LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha grupet e Euro 2020 – Grupi F cilësohet si i ‘vdekjes’

Të gjitha grupet e Euro 2020 – Grupi F cilësohet si i ‘vdekjes’

Është hedhur tashmë shorti për grupet e Euro 2020 në ROMEXPO të Bukureshtit në Rumani.

Hedhja e shortit për grupet e vlefshme të Kampionatit Evropian në Bukuresht të Rumanisë ka filluar në ora 18:00 dhe tashmë dihet fati i kombëtareve.

Kombëtaret e mëdha evropiane që kanë siguruar kualifikimin, por edhe ato që janë në pritje kanë mësuar tashmë fatin e tyre.


Hidhet shorti për grupet e Euro 2020, Kosova mëson fatin e saj nëse arrin kualifikimin
Lexo po ashtu Hidhet shorti për grupet e Euro 2020, Kosova mëson fatin e saj nëse arrin kualifikimin

Grupi A ka një përbërje të përzier kombëtaresh si Turqia, Italia, Uellsi dhe Zvicra.

Grupi B përbëhet nga Belgjika si favorite dhe Danimarka, Finlanda dhe Rusia.

Grupi C është grupi ku mund të gjendet Përfaqësuesja e Kosovës nëse arrin kualifikimin nga Liga e Kombeve.

Në këtë grup gjenden Holanda, Ukraina dhe Austria.

Grupi D është grup interesant që përbëhet nga Anglia, Kroacia, Republika Çeke dhe fituesi i Ligës C të Kombeve.

Kualifikimin nga “Play-Off” e kërkojnë Norvegjia, Serbia, Izraeli dhe Skocia.

Grupi E do të përbëhet nga Kombëtarja e Spanjës, ajo e Suedisë, Polonisë dhe fituesi i Ligës B të Kombeve.

Kualifikimin nga “Play-Off” kërkojnë Sllovakia, Irlanda, Bosnje Hercegovina dhe Irlanda Veriore.

Grupi F është grupi i vdekjes. Aty do të luajnë Portugalia, Franca, Gjermania dhe fituesi i Ligës A të Kombeve.

Kualifikimin nga “Play-Off”e kërkojnë Bulgaria, Hungaria, Islanda dhe Rumania.

Kampionati Evropian i vitit 2020 do të mbahet në 13 shtete të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori