LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha detajet mbi tre fustanet e nusërisë së Jennifer Lopez nga Ralph Lauren

Të gjitha detajet mbi tre fustanet e nusërisë së Jennifer Lopez nga Ralph Lauren

A e priste dikush që Jennifer Lopez të kënaqej vetëm me një fustan nusërie?

Superylli u martua me Ben Affleck (përsëri) në një ceremoni epike martese krejt të bardhë në shtëpinë e tij në Georgia më 20 gusht, duke veshur tre fustane Ralph Lauren brenda një nate.


I pari, të cilin Lopez e veshi për të ecur në korridor, ishte një kthesë në fustanin klasik të stilistit me jakë.

Mbi një mijë shami dhe 500 metra pëlhurë u prenë në rrudhosje dhe u ngjitën me dorë për të krijuar fundin voluminoz dhe romantik, sipas njoftimit për shtyp të Ralph Lauren, dhe pamja u bashkua me një vello të gjatë për një dozë të shtuar drame.

Jennifer Lopez sjell pamje të reja me fustan nusërie nga dasma madhështore me Ben Afflekun në Georgia
Lexo po ashtu Jennifer Lopez sjell pamje të reja me fustan nusërie nga dasma madhështore me Ben Afflekun në Georgia

Nusja shkëlqeu gjithashtu në bizhuteri Mikimoto me vlerë mbi 100 mijë euro, duke kombinuar vathë delikate të bardhë me perla dhe diamant me një unazë me lule të ngjashme.

Për pritjen, Lopez, u ndërrua në një fustan të frymëzuar nga llambadarët, të stolisur me mijëra vargje margaritarësh. Tridhjetë artizanë shpenzuan 700 orë duke qëndisur me dorë veshjen prej tyli mëndafshi, zbukurime të vogla me perla dhe kristale Swarovski.

Jennifer Lopez tregon unazën e martesës për herë të parë në një fotografi pa grim
Lexo po ashtu Jennifer Lopez tregon unazën e martesës për herë të parë në një fotografi pa grim

I fundit, por sigurisht jo nga rëndësia, këngëtarja dhe aktorja e ndërroi atë me një fustan elegant të stilit sirene me një vrimë çelësi të zbukuruar me kristale Swarovski në pjesën e gjoksit dhe të sipërme me një mbulesë si kapuç.

Ndërkohë, Affleck tha “Po” me një kostum Ralph Lauren me një xhaketë ngjyrë kremi me një kopsë, pantallona të zi me dy plisa dhe këmishë, së bashku me një papijon të zi dhe këpucë të zeza të lyera, ndërsa nusja dhe pesë fëmijët e dhëndrit u kombinuar me të bardha nga Ralph Lauren.

Jennifer Lopez vesh fustanin e nusërisë nga një film i vjetër për t'u martuar me Ben Affleck
Lexo po ashtu Jennifer Lopez vesh fustanin e nusërisë nga një film i vjetër për t'u martuar me Ben Affleck

Lopez më parë u martua me 50-vjeçarin, në një ceremoni të thjeshtë në Las Vegas në korrik, për të cilën ajo veshi dy fustane të tjera – një dizajn prej dantelle Zuhair Murad “nga një film i vjetër” dhe një Alexander McQueen pa mëngë, ajo tha se e ruante “për kaq shumë vite” – duke e çuar numrin total të fustaneve të dasmës në pesë. /Telegrafi/