LAJMI I FUNDIT:

TË FORTA SI LOTI

TË FORTA SI LOTI
Xhevdet Bajraj (Foto: A. Sh)

Poezi nga: Xhevdet Bajraj

Nganjëherë më shkëputen ca pika loti
edhe këtu në Mexico City
si pika të tequila-s të fortë janë
kur dehin tufën e rrezeve të diellit
që kullot nëpër fytyrën time


Prindërit e mi të plakur
nuk kanë supe ta përballojnë pemën e jetës
me fruta të shkundura nga pasthirrmat e atyre
që ikën përgjithmonë në kopshtin
ku është e ndaluar të hahet molla

Për shëndetin e prindërve të mi
nganjëherë pi tequila
të fortë si loti
për t’ia shuar etjen
vargut tim