LAJMI I FUNDIT:

Të festojmë me mbarë botën: 10 dhjetori në gjuhën shqipe

Të festojmë me mbarë botën: 10 dhjetori në gjuhën shqipe

Në gjuhën shqipe, lexoni me zë të lartë të drejtat tuaja për të imagjinuar dhe krijuar ndryshimin kuptimplotë për një të ardhme më të mirë për njerëzimin!

Pas Luftës së Dytë Botërore, më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut të  propozuar nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut i OKB-së kryesuar nga Eleanor Roosevelt.


Deklarata Universale është dokument historik, i cili shpall të drejtat e patjetërsueshme të cilat duhet t’i gëzojë çdo qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, gjinia, gjuha, opinioni politik, origjina kombëtare ose sociale, pasuria, lindja ose ndonjë status tjetër.

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut është përkthyer në 500 gjuhë dhe është dokumenti më i përkthyer në botë.

Për të gëzuar të drejtat tuaja dhe jetuar më mirë, ju duhet të integroni dhe përdorni këtë deklaratë në jetën tuaj të përditshme!

Neni 1 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut: Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta në dinjitet dhe të drejta!

Të 30 nenet do t’i gjeni në fletëpalosje, ndërsa libri “Hapat kosovarë për të drejtat e njeriut” i botuar në Kosovë nga Qendra Kosovare për të Drejtat e Njeriut, ofron shembuj praktik për mësimin e të drejtave të njeriut.