Në Prishtinë sot (e enjte) një numër i madh qytetarësh protestuan para stacioni policor, në moton “Përdhunuesit në burg".

Kjo protestë u organizua në sajë të rastit të paprecedentë të abuzimit seksual të një gjashtëmbëdhjetëvjeçareje nga Drenasi - rast ky i cili tronditi mbarë Kosovën.


Përveç pjesëtarëve të shumtë nga shoqëria civile dhe figurat nga politika, të pranishëm pati edhe këngëtarë të njohur nga estrada.

51389772 1127388804109625 7134479628332171264 n

Disa prej tyre u gjendën në mesin e turmës, ndërsa të tjerë bënë thirrje përmes rrjeteve sociale.

Telegrafi ju sjell në vazhdim disa nga të famshmit e estradës që mbështetën protestën e sotme:

ELiza Hoxha

49759348 561735384302046 5949961957968202037 n

Këngëtarja Eliza Hoxha, është e njohur për kauzat e saj dhe mbështetjen që iu jep viktimave qoftë të dhunimit, apo edhe atyre të luftës. Ajo ishte prezente në protestë, teksa publikoi në Instagram disa imazhe nga turma me mbishkrimin "Përdhunuesit në burg kundër abuzimit të vajzave dhe grave në sferën publike e në shpi".

elizza

Ajo gjithashtu i shoqëroi postimet e saj në Instagram me disa fotografi nga protestat masive të organizuara nga vajzat dhe gratë për Drenicën, në vitin 1998.

Dafina Zeqiri

51516430 375143753036293 123030874739540657 n

Edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, nuk mungoi në protestë! Ajo ishte prezente së bashku me një nga mikeshat e saj për të protestuar, teksa në duar mbante një banderolë me mbishkrimin: "Bac, edhe sa thirrje".

daf 1 e1549544997867

Ajo publikoi një fotografi nga protesta në Instagram, në përshkrimin e së cilës shkruajti: "Kjo protetste eshte pak, krahas asaj cka duhet bere per t’u parandaluar dhe ndeshkuar dukurite e tilla ne vendin tone, ku vajzat, si ato te reja ne moshe, e poashtu edhe me te rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose te kerkojne ndihme. Edhe ndihma e kerkuar kthehet ne ankth. Eshte dashur te gjithe te marrin pjese ne kete proteste dhe jo te perfundoje me kaq! Duhet te gjithe ti bashkohen iniciatives se nisur, me shprese qe ndonje dite do te behet mire".

Shpat Deda

22278171 124045418213952 2808972168510046208 n e1549549428679

Artisti shumë i pëlqyer për muzikën e tij, Shpat Deda, ishte gjithashtu një nga të pranishmit në protestën e organizuar nga shoqëria civile. Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes një fotografie të hedhur në InstaStory.

IMG 0040

Ai publikoi vetëm një emoji në përshkrimin e fotografisë, që simbolizonte grushtin e fortë, si tregues i forcës së luftës dhe bashkimit.

Nora Istrefi

47693768 416666175540160 7303888984543047403 n

Ndonëse nuk u pa në protestë, këngëtarja Nora Istrefi doli hapur me një reagim të ashpër në InstaStory. Teksa po dëgjonte drejtpërsëdrejti protestën përmes radios në veturën e saj, Nora shkroi në mbishkrimin e fotografisë një reagim, duke u shprehur se i vjen keq se sa poshtë ka rënë vendi i saj.

nor

“Përpara serbët dhunonin femrat shqiptare. Ndërsa tash arsimtarët dhe policët tanë. Turp për Kosovën në çfarë niveli (gjendje) ka ardhur”, ka shkruar Istrefi në InstaStory.

Blerina Kllokoqi-Rugova

50293456 114473746324069 7161429684302063483 n

Edhe stilistja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova mbështeti protestën para stacionit policor, madje ishte edhe vet prezente, shoqëruar nga mikesha dhe motra e saj.

IMG 0041 e1549549519696

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Kllokoqi-Rugova shkroi se edhe ato janë nëna të vajzave, ndaj si të tilla e kanë ndjerë me dhembshuri rastin e paprecedentë të abuzimit seksual të të miturës. /Telegrafi/