LAJMI I FUNDIT:

Të enjten hapen dy panaire në Prishtinë

Të enjten hapen dy panaire në Prishtinë

Nesër (e enjte) në Prishtinë do të hapen edhe dy panaire. Panairi i Edukimit dhe Panairi i Turizmit dhe Sportit.

Derisa panairi ndërkombëtar i Edukimit ka për qëllim kryesor informimin dhe ngritjen e vetëdijes së studentëve rreth përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional, si dhe mundësive për bursa dhe punë praktike.


Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit do të ekspozohen pika të reja turistike të shumta të cilat prezantohen nga Agjencitë Kombëtare te Turizmit si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë, përmes komunave përkatëse.

Të dy panairet janë organizuar nga Kompania CEO, hapja solemne bëhet në ora 10:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. /Telegrafi/