LAJMI I FUNDIT:

Të enjten e të premten do të mbyllen rrugët në lagjen “Pejton”

Të enjten e të premten do të mbyllen rrugët në lagjen “Pejton”
-->

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të enjten dhe të premten do të bëhet asfaltimi i rrugëve në lagjen “Pejton” dhe do të mbyllen disa rrugë të kësaj lagjeje.

Sipas komunikatës për medie, rrugët të cilat do të mbyllen janë rruga “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian”.

“Po fillon asfaltimi i rrugëve në lagjen “Pejton”, prandaj prej nesër, e enjte, 3 Shtator në ora 08:00 deri të Premten, 4 Shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” do të jenë mbyllura për trafik. Ju lusim që qarkullimin të e planifikoni paraprakisht dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugët alternative”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/