LAJMI I FUNDIT:

Të dyshuarit e rastit ‘Trust’ sot merren në pyetje

Të dyshuarit e rastit ‘Trust’ sot merren në pyetje

Prokuroria Speciale Publike (PSP) dje ka mbajtur konferencën e radhës për shtyp, ku shpalosi detaje për lëndën e re hetimore të quajtur ”Trust” (Besimi), njofton Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa për paraburgim nga ana e PSP-së për të dyshuarit e rastit ‘Trust’ tani më udhëhiqet te gjyqtarët e procedurës paraprake, kurse sot ata do të merren pë pyetje.

Në lëndën ‘Trust’ akuzohen tre persona fizikë dhe tre persona juridik, mes të cilëve janë edhe drejtuesit e kompanive ‘Transmet’, ‘Sileks’ dhe ‘Vato’ Dooel nga Studeniçani për pjesëmarrje në tender të termocentraleve të Maqedonisë.

Sipas gjetjeve të PSP-së, ELEM u ka mundësuar konzorciumëve nga këto tre kompani të përfitojnë 17 milionë euro. /Telegrafi/