LAJMI I FUNDIT:

Të duash dhe të dashurosh nuk është njëjtë

Të duash dhe të dashurosh nuk është njëjtë

Jeta nuk mund të këtë tjetër qëllim, përveç mirësisë dhe gëzimit. (Tolstoi)

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Lexues të nderuar, qëndroni të arsyeshëm në vend që t’i ndryshoni rrethanat. Ndryshojeni psikologjinë tuaj, bëhuni të arsyeshëm. Kur të jeni të lumtur, mund të jeni të lirë dhe të dashuroni. Ndihmoje të afërmin tënd, duaje të dashurin tënd, ti mund të duash një ditë, një javë, një muaj, por kuptoje se ty të duhet edhe pushimi.

Njerëzit kanë nevojë të jenë vetëm, kanë nevojë për pushim, kjo nuk do të thotë se refuzon dashurinë. Ti nuk do t’i thuash se e refuzon, ti do ta respektosh vetminë për një kohë. Dashuria ka qenë aq e madhe, saqë ajo e ndjen veten të lodhur, tani ajo ka nevojë për pushim që të akumulojë sërish energji.

Nëse dy njerëz e respektojnë me të vërtetë njëri-tjetrin, ata afrohen edhe më shumë. Kur ti e ndjen veten të lumtur, ke arritur sigurimin. Idiotët bëjnë krejt të kundërtën, ata nuk e lënë të qetë njëri-tjetrin duke e lodhur e mërzitur, duke mos lënë asnjë hapësirë. Dashuria e vërtetë sjell liri, dashuria e forcon afërsinë, i jep kuptim jetës.

Studimet e ndryshme kanë treguar se femrat me kalimin e kohës përdorin më shumë parfum dhe bizhuteri dhe se janë më të tërhequra ndaj meshkujve. Disa njerëz mund të duan më tepër se një person njëkohësisht, por në të vërtetë kjo shkakton problem, për shumë arsye: s’lejon miti, tradita, feja, dëshira për të zhvilluar familjen, marrëdhëniet e vërteta të dashurisë në mes bashkëshortëve dhe fëmijëve, personat e dedikuar të krijuar për njëri-tjetrin, që nuk i dedikohet askujt tjetër (ti, Zotin nuk e sheh por e respekton dhe e do tërë jetën).

Ne i duam fëmijët, prindërit, bashkëshorten, dashnorin/en, i duam sinqerisht, i duam në të njëjtën kohë pa dallime, jemi gati për ta të sakrifikojmë, të kontribuojmë të mbështetim në të gjitha rastet, nuk jemi xhelozë se nuk jemi të dashuruar, pikërisht këtu është dallimi me DASHTË dhe me qenë i dashuruar, që do të thotë ne në të njëjtën kohë duam më shumë persona (ju lutem mos më paragjykoni – recetë nuk ka).

A është xhelozia natyrale, a është si çdo lloj tjetër pasigurie, a është dobësim i besimit, i pasigurisë, një lloj shprehje frike. Nëse jeta seksuale e dikujt tjetër ngjall frikë, varet nga mënyra se si përkufizohet seksi në një shoqëri të caktuar, në një marrëdhënie të caktuar si edhe nga karakteri i individit.

Fëmijët e parë shpesh bëhen xhelozë kur lind një fëmijë tjetër. Prindërit e mençur sigurojnë fëmijën se ai është unikat, i veçantë në këtë botë, dhe që bebja nuk përbën asnjë lloj kërcënimi për të, dhe që ka plot dashuri për të gjithë. Na besojmë se dashuria e nënës është e pafundme, por që dashuria seksuale është një burim që shteron.

Biologu evolucionist Richard Dawkins e bën pyetjen e duhur me: a është kaq e dukshme që dikush nuk mund të dojë më shumë se një person. Duket se ai dallim në dashurinë prindërore, do qortim.

Ne dashurojmë librat, ushqimin. Ne tradhtojmë ngjyrat; deri dje kemi dashur të kuqen, tash e duam të verdhën, kalojmë tek e bardha, duam detin, miqtë, duam, duam, por përse dashuria erotike të jetë përjashtim. Përse? Sikur ngritja jonë e vetëdijes, siguria ekonomike dhe miqësitë seksuale pa ndjesinë e fajit të ishin për të gjithë, të lejuara e të lira. Ka individë të cilët nuk kanë arritur këtë marrëdhënie në familjen e tyre dhe gjurmojnë marrëdhënie dashuri jashtë saj.

Përgjegjësia e parë e individit që me të vërtetë dashuron, është të ndajë lidhjen bashkëshortore nga ajo dashurore. Ka individë por janë shumë të rrallë, që zotërojnë energji të mjaftueshëm për të krijuar lidhje të suksesshme dashurie brenda familjes, duke mbrojtur sekretin personal jashtë saj. Miti për ekskluzivitetin është gënjeshtër për ta dhe paraqet një kufizim të panevojshëm për aftësitë e tyre që të dashurojnë jashtë kornizave të bashkëshortësisë. Këto kufizime mund të tejkalohen, por kërkohet të përfillet një standard i arsyeshëm.

Dashuria e lirë, dashuria sekrete është ideale, por është e kufizuar në një numër të vogël, në të vërtetë, ka mundësi, por vetëm për një numër të vogël të njerëzve që janë me fat dhe shumë të fortë, si nga ana materiale ashtu edhe nga emocionale: me një përvojë të madhe. Ata janë të vetëdijshëm për ngritjen në lartësi të duhur që t’i pranojnë njerëzit ashtu si janë të përgatitur dhe të ndërhyjnë në komunikimin e ndjenjave të pjesës së trupit tjetër, dhe duke qenë mjaft të fortë, arrijnë t’i mbajë marrëdhëniet të cilat janë sinqerisht erotike pa e përzier atë që është publike dhe atë që është sekret personal, për shpirtin e vet.

Vetëm nëse ai person njëkohësisht ka arritur sadopak të kontrollojë instinktin, ndjenjat e veta, vetëm atëherë kur nuk bën çrregullime në familje e në shoqëri, është i gatshëm të sakrifikojë e të tolerojë dhe të solidarizohet me familjen dhe shoqërinë.

Liria, disiplina, përvoja shkojnë njëra pas tjetrës. Dashuria e vërtetë, dashuria e sinqertë pa obligime pa interes, pa përgjegjësi VETËPËRSËRITET-RIPËRTËRIHET- SHUMËZOHET në shëndetin tonë, arrijmë edhe suksese në familje dhe në karrierë.

Nga eksperienca personale e një Dr. Obstetër-Gjinekologe

Një nëne i duhen 20 vjet për ta rritur dhe edukuar djalin e saj, ndërsa një vajzë për 20 minuta arrin ta bëjë për vete dhe budalla. Unë jam një mjeke obstetër-gjinekologe që shëtis anembanë Amerikës duke bërë leksione për seksin. E besoni ose jo, unë do t’jua them të vërtetën. Unë nuk di si të kënaqem gjithmonë me trupin tim. Orgazmën e parë e provova kur isha 30 vjeç dhe tani e konsideroj detyrë time t’i mësoj gratë që të mos presin kaq gjatë për orgazmën sa prita unë.

Unë arrita orgazmën vetëm atëherë kur u çmësova nga të gjitha gjërat që kisha mësuar më parë për seksin. Kur u rrita më thoshin: “Mbaj brekët lart dhe fustanin poshtë”, një këshillë e zakonshme kjo për vajzat e jugut. Mua më kishin mësuar të lahesha (fërkohesha) shpejt e shpejt, kurse atje poshtë as që më shkonte mendja të provoja kënaqësinë. Unë detyrimisht e ruajta virgjërinë për martesë dhe nuk më pëlqente seksi kur isha e virgjër. Për shumë vjet e imitova orgazmën (gënjeja burrin kur i thosha se e arrita orgazmën). Unë kisha dëgjuar shoqet që bisedonin se ato bënin kështu e ashtu në shtrat dhe kërkonin të ishin lakuriqë me partnerët dhe unë çuditesha: “Çfarë dreqin nuk është në rregull me mua”.

Si mjeke obstetre-gjinekologe kisha parë pjesët intime të shumë grave, por kurrë nuk kisha parë organet e mia gjenitale, prandaj një ditë rrëmbeva një pasqyrë dhe hodha një sy në to. Kur ndodhi orgazma e parë… isha unë vetë ajo që ndihmova veten ta arrija. Fillova të ndjehem më mirë (më komforte) me trupin tim, dëshiroja ta bëja, dhe eksperienca seksuale ishte më e mirë, mund të them fantastike. Sot kam 50 vjet martesë dhe bëj jetë seksuale që më kënaq dhe jam aventuriere në shtrat.

Duke e transformuar veten nga një vajzë shumë e ndrojtur në një eksperte seksi, unë tani dëshiroj të ndihmoj gratë e tjera që të arrijnë edhe ato kënaqësinë seksuale që e meritojnë. Kur ta keni lexuar eksperiencën time shumë personale, juve do t’u hapen sytë dhe do të kuptoni me të vërtetë çfarë është mirë dhe çfarë është keq për ju. Atë që e ndjeni se është mirë, provojeni edhe ju në shtrat, vazhdimi. . “do të jetë i mrekullueshëm”.

Këto i thotë kjo doktoreshë obstetre-gjinekologe dhe seksologe e njohur në Amerikë për jetën e saj seksuale. Më shumë ju mund të mësoni duke lexuar prej saj. Siç e shihni, orgazmën, nuk e arrijnë dot të gjitha gratë, nuk e arrijnë as mjeket, madje as profesoreshat e obstetrikës dhe seksologjisë, ndonëse të gjitha gratë e kanë potencialin fizio-biologjik për ta arritur. Shumë prej tyre e arrijnë kur mësojnë më shumë për seksin dhe orgazmën dhe bëhen të afta ta ndihmojnë veten për ka përjetuar orgazmën. Të tjera e arrijnë kur flakin të gjitha të pavërtetat që lidhen me seksin. Disa të tjera e arrijnë orgazmën kur familjarizohen më mirë me anatominë e tyre seksuale dhe kur flakin ankthin e performancës.

Gratë sot supozohet të jenë shumë të fuqishme. Ato e kanë në dorë karrierën e tyre, ato kanë llogaritë e tyre bankare, po ashtu edhe jetën seksuale. Në qoftë se jeni rritur në një shtëpi që ju mësoi se seksi është turp, këto mesazhe të vjetra do të jetojnë në subkonshiencën tuaj. Ato do t’i ndotin mendimet në dhomën e gjumit. Këtë bëjnë ato te të gjitha gratë. Që të filloni të çlironi bagazhin tuaj seksual, bëni një listë të të gjitha mesazheve negative që keni marrë për seksin dhe pastaj shkruani në krah të tyre mesazhet pozitive.

Nëse keni dëgjuar se “vetëm vajzat e këqija e gëzojnë seksin” ndryshojeni mendimin: “Çdo vajzë e meriton ta gëzojë seksin”. Pastaj, kur ndonjë nga këto mendime hyn në mendjen tuaj, në shtrat ose jashtë tij, të kini gati një mendim tjetër pozitiv për ta zëvendësuar atë. Në fakt, kjo do të bëhet një lojë e lezetshme për dhomën e gjumit, që do t’u shërbejë dy qëllimeve: do t’ju çlirojë nga kthetrat dhe do t’ju sjellë këndellje.

Mësoni për pjesët tuaja intime

Ajo që më shumë se për çdo gjë tjetër flasin gratë është: “Ai nuk e gjen dot klitorin tim”. Ju prisni që burrat të dinë se ku është vendosur vatra juaj e ëmbël. Por a jeni ju në gjendje t’u jepni atyre drejtimin kryesor? Organi sa një bizele që ju e shikoni midis buzëve (labieve) është maja e ajsbergut. I gjithë trupi i klitorit është thellë në pelvis. Këshilla ime është: Mos shkoni drejt e te “bizelja”. Klitori ka kaq shumë mbaresa nervore dhe ta stimulosh atë përpara se të jeni plotësisht të eksituara, kjo mund të jetë e papëlqyer për ju. Filloni duke prekur buzët dhe hyrjen për në vagjinë dhe ushtroni presion në “malin” (mons pubis) ku rriten flokët. Kjo bën që në fillim të shtohet ardhja e gjakut në të gjithë zonën. Kjo jep më shumë kënaqësi dhe bën të arrish një orgazëm më të fuqishme. Duke u përqendruar vetëm rreth “bizeles”, është sikur të prekësh vetëm kokën e penisit të burri (Cili burrë nuk do t’ju korrektonte me xhentilencë, po që se do ta bënit këtë?).

Mësoni rrugën më të shpejtë që çon në orgazëm

Cili është vendi që ju pëlqen ta prekeni? Me çfarë shpejtësie dhe presioni ju pëlqen më shumë ta prekeni? A ka ndonjë fantazi që ju çon në klimaks të sigurt? Provoni t’u jepni përgjigje këtyre pyetjeve. Mësoni ta kënaqni veten tuaj. Të masturboni deri në orgazëm, ky është çelësi që ju ndihmon të kënaqeni edhe me dikë tjetër. Mos druani të masturboni. Një grua duke masturbuar vuri re se fantazia më e mirë për masturbimin e saj ishte kur fantazonte seks me dy burra. Një tjetër kuptoi se ndjehej më mirë ta prekte veten kur shtrihej në bark. Kur ju të dini saktë se çfarë ju nxit në orgazmën, ju duhet t’ia tregoni këtë edhe partnerit. Por gjithmonë lejojeni mendjen tuaj të mrekullohet me fantazitë dhe do të duhet vetëm pak shtytje për ta kapërcyer hendekun.

Mendoni për kënaqësinë tuaj

Ju meritoni të gjeni atë që jepni. Por, gabimisht, shumë gra mendojnë se kënaqësia e partnerit është më me rëndësi se kënaqësia e tyre. Shumë gra edhe atëherë kur partneri përpiqet t’i kënaqë, ato shpërqendrohen duke menduar se çfarë duhet të bëjnë për ta kënaqur atë. Kjo gjë bën që gruaja të humbasë orgazmën e saj dhe kjo nuk është mirë. Ju ndjeheni të lumtura kur i jepni kënaqësi të vërtetë partnerit, ashtu ndjehet dhe ai i lumtur kur ju shtriheni në shpinë dhe e lini atë t’ju kënaqë juve.

Të ndjeheni mirë me trupin tuaj

Mënyra sesi e ndjeni trupin tuaj, ka të bëjë direkt dhe thellësisht me seksualitetin tuaj. Në përgjithësi gratë para se të lindin fëmijë, bëjnë jetë seksuale të kënaqshme. Pas lindjes së fëmijëve ato ndjejnë se janë dhjamosur, nuk u pëlqen forma e re e gjinjve, e të tjera gjëra dhe humbasin interesimin për seks. Ato gjithçka ia kushtojnë fëmijës dhe ia largojnë dorën burrit kur ai i prek në këto pjesë që atyre nuk u pëlqejnë më. Ato e shmangin krejtësisht marrëdhënien seksuale.

Në qoftë se edhe ti je një nga këto gra, unë do të të këshilloja të mbash një ditar të vogël dhe të shënosh çdo ditë një gjë pozitive lidhur me trupin tënd. Mund të kalojë një muaj pa shënuar asgjë në ditar, por një ditë do ta pranosh të vërtetën që trupi yt meriton të çmohet dhe të kënaqesh me të si më parë. Ushtrimet fizike të ndihmojnë. Ato prodhojnë lëndë kimike që nxisin dëshirën seksuale dhe eksitimin.

Bëni seks për arsye të shëndosha

Shumë gra ndjehen bosh, të mërzitura ose të vetmuara pas marrëdhënies seksuale. Seksi i keq me dikë që dashuroni, natyrisht nuk është mirë, ta prishë disponimin, të bën të ndjeheni keq me veten. Ju nuk do të ndjeheni mirë me veten sa herë që do të shkoni në shtrat në rrethana jo të qarta. Pritni një minutë. Kujtoni herët e fundit që keni bërë seks dhe arsyet pse bëtë. Mendoni për cilësinë e seksit në çdo njërën nga këto situata.

Gratë bëjnë seks për arsye të mëdha. Dëshirojnë të lidhen me dikë; bëjnë seks për t’u pajtuar pas një zënke me partnerin; bëjnë seks kur festojnë një përvjetor (nata e martesës, përvjetori); bëjnë seks që të ngjizin një fëmijë; bëjnë seks thjesht se janë të lumtura. Por gratë bëjnë seks edhe për arsye jo shumë të mëdha: Ato bëjnë seks pse duan që ai të qëndrojë një natë me to; bëjnë seks pse dëshirojnë ta shmangin një zënkë; bëjnë seks sepse dëshirojnë që dikush t’i dashurojë; bëjnë seks pse kanë frikë se po nuk bënë, burrat do t’i braktisin! Mbani mend: Seksi është gjithmonë më i mirë dhe me kënaqësi më të thellë, kur motivacioni për të bërë seks është modest dhe i shëndetshëm.

Njihni pesë zonat tuaja kryesore

Për një jetë seksuale të plotë gruaja duhet të zbulojë vatrat e kënaqësisë që nuk janë të mbuluara nga të veshurat e saj. Ka gra që stimulimi i thithave të gjinjve u shkakton orgazëm. Disa kanë gjetur një zonë të butë sensitive që i çmend prapa gjurit. Të tjera e gjejnë këtë pikë, që i bën t’u mblidhen gishtat e këmbëve, në njërin nga veshët. Ju duhet të gjeni pikat tuaja. Filloni ta eksploroni veten kudo me një pendë, me një vibrator, ose me duart tuaja. Gjeni pesë pikat tuaja më të ndjeshme. Mjaftojnë të gjeni pesë. Tregojani këto partnerit dhe ai do ta shtypë më mirë butonin tuaj.

Ushqimi, sasia a cilësia, vitaminat, proteinat, mineralet

Nuk është në traditën tonë të konsumojmë ushqim me insekte, në veçanti me karkalecat e fushës, një e vërtetë: njëqind gramë karkaleca fushe të thara përmbajnë 1550 miligramë hekur, 340 miligramë kalcium dhe 25 miligramë zink, tri minerale që shpesh mungojnë në dietat e të varfërve kronikë. Insektet janë më të pasura me minerale dhe yndyra të shëndetshme sesa mishi i viçit. Atëherë karkalecat e detit, gaforret dhe arogastat janë të gjitha artropode, njësoj si karkalecat e fushës. Ato hanë gjërat më të prishura që bien në fund të detit.

Të dhënat që jepen nga Universiteti i Ohios, amerikanët hanë pa dashje, mesatarisht nga gjysmë deri një kilogram insekte në vit. William Salentasi, në faqen e internetit, Salon.com, tregon për një kompani me emrin Sunrise Land Shrimp, (Karkaleci i tokës së agimit) ky është karkaleci më i mirë i tokës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori