“Të dua deri në pafundësi”, DJ Gimbo dhe Selin shkëmbejnë puthje në buzë në një moment tejet emocionues

Momente të ëmbla janë parë mes DJ Gimbos dhe Selinit mbrëmë edhe pas përfundimit të festës së beqarisë në shtëpinë e BBVA-së.
Dyshja kaluan disa çaste intime së bashku në dhomën e gjumit, ku u panë duke u përqafuar ngrohtësisht dhe duke shkëmbyer momente plot afeksion.
Në një moment, DJ Gimbo i foli me shumë ëmbëlsi Selinit, duke i thënë se e do në pafundësi, gjë që e bëri skenën edhe më emocionale.
“Të don Gimbo deri në pafundësi”, i thoshte ai Selinit.
Sipas pamjeve të publikuara, në një moment të mëvonshëm dyshja duket se kanë shkëmbyer edhe puthje në buzë.
Ndryshe, Gimbo dhe Selin janë çifti i përzgjedhur nga publiku për të realizuar një dasmë tradicionale simbolike brenda shtëpisë së BBVA-së.
Nga
Telegrafi
05/03/2026
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































