LAJMI I FUNDIT:

Të drejtat e njeriut, janë të drejtat e grave

Të drejtat e njeriut, janë të drejtat e grave

Pak histori për të drejtën e gruas për të votuar:

Më 1869, filozofi dhe deputeti anglez John Stuart Mill, ishte i pari në Parlamentin britanik që bëri thirrje për të drejtën e grave për të votuar.


Në vitin 1893, Zelanda e Re bëhet shteti i parë që lejon gratë të votojnë, pasuar nga Australia në vitin 1902.

Në Evropë, në vitin 1906 Finlanda ishte shteti i parë evropian që lejon gratë të votojnë,

Gratë ruse arrijnë këtë të drejtë në vitin 1917, pas Revolucionit të Tetorit, derisa gratë gjermane në vitin 1919.

Në ShBA, në vitin 1920 u jepet grave e drejta e plotë e votimit në nivel federal.

Gratë shqiptare (të Shqipërisë) kanë fituar të drejtën e votës në vitin 1920.

Në vitin 1928, Mbretëria e Bashkuar ua jep grave të drejtën e votës, pasuar nga Turqia në vitin 1934,

Franca në vitin 1944 dhe India në vitin 1949.

Gratë në Egjipt të drejtën për të votuar e kanë fituar në vitin 1956.

Gratë në Kosovë të drejtën për të votuar e kanë fituar në vitin 1946, mirëpo kjo e drejtë, siç duhet, është realizuar në zgjedhjet e mbajtura në vitin 1992.

Në vitin 1971, Zvicra bëhet një nga vendet e fundit në Evropë që ua jep grave të drejtën e votimit, pasuar nga Lihtenshtajni në vitin 1984.

Në vitin 2005, Kuvajti lejon gratë të votojnë për herë të parë, derisa në Arabinë Saudite të drejtën për votuar gratë e fitojnë tek në vitin 2011.

Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm, por të gjithë janë të barabartë.

Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit të dhunimit të të drejtave të grave, Qendra Kosovare për të Drejtat e Njeriut ka këtë mesazh: Sa më shumë të mësojmë për të drejtat tona, aq më pak do t’i shkelim të drejtat e të tjerëve! /Autor: Neshad Asllani/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori