Të dielën nis turneu “Adem Jashari” në futsall

Në këtë turne përveç përfaqësueses së Kosovës do të marrin pjesë skuadra “Benago” nga Çekia, “Universiteti i Tetovës” nga Maqedonia dhe “Porto-Tolero” nga Kroacia. Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.
Koha e saktë e zhvillimit të ndeshjes finale nuk është vendosur ende për shkak të transmetimit në televizion. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/03/2013



















































