LAJMI I FUNDIT:

Kontrabanda me migrantë: Te Dheu i Bardh kapet një person – do të paguante 1,500 euro të hynte ilegalisht në Hungari

Kontrabanda me migrantë: Te Dheu i Bardh kapet një person – do të paguante 1,500 euro të hynte ilegalisht në Hungari
Foto: Ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës te pikë-kalimi kufitar Dheu i Bardhë ka identifikuar një viktimë të kontrabandimit me migrantë, të cilit kontrabanduesi ia kishte marrë fillimisht 100 euro, kurse 1,500 të tjera do t’i paguante pasi të hynte në Hungari.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës janë duke u kryer hetime intensive në bashkëpunim me prokurorinë për identifikimin e personit të dyshuar.


Në njoftimin e Policisë thuhet se “me  datë 24.11.2021, rreth orës 14:00, Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht Stacioni Policor Kufitar Dheu i Bardhë, sipas planit operativ, me qellim të parandalimit dhe zbulimin e kontrabandimit me migrantë, në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, në dalje të pikë-kalimit, përmes zyrtarëve policorë kanë arritur të profilizojnë për kontroll sekondare një veturë me targa të Serbisë që e drejtonte një m/sh, shtetas i Serbisë”.

“Gjatë kontrollit dhe veprimeve tjera hetimore, është identifikuar viktima m/k, i lindur me 1992, i cili nga një i dyshuar tjetër kishte marr premtime se do t’i sigurohet hyrja pa vizë në Austri, nëse do t’i paguante fillimisht 100 euro të dyshuarit dhe shumën tjetër prej 1,500 euro pasi të hyjnë në shtetin hungarez”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, viktima tani më i kishte paguar 100 euro personit të dyshuar.

“Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori