LAJMI I FUNDIT:

Të dhënat e Censit në Shqipëri do të publikohen në qershor

Të dhënat e Censit në Shqipëri do të publikohen në qershor

Të dhënat e Censit në Shqipëri do të publikohen në qershor të këtij viti, deklaroi drejtoresha e Institutit të Statistikave INSTAT Elsa Dhuli në një dalje për mediat.

“Të dhënat e Censit do të jenë do të jenë gati për publikim në qershor 2024. Të dhënat do përmbajnë informacione të detajuara mbi demografinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, duke ofruar statistika të nevojshme për grupet e përdoruesve.


Rezultatet e Censit do te ofrojnë bazë e fortë për planifikimin e politikave publike dhe do ndihmojnë në zhvillimin e programeve për përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Gjithashtu ato do të kontribuojmë në përmirësimin e infrastrukturës, si dhe do të ndihmojnë në monitorimin e progresit të vendit në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”.

Qytetarët që kanë refuzuar të plotësojnë pyetësorin kanë marrë gjoba, deklaroi Dhuli, por nuk specifikoi sa është numri i refuzimit.

“Për një numër të saktë nuk mund ta them, kemi pasur raste të refuzimeve, në nivele minimaliste. krahasuar me vitet e mëparshme janë të vogla pasi ka qenë fushatë ndërgjegjësimi e madhe. Madje, kemi pasur raste të shumta në numër ku qytetarët kërkonin të bëheshin pjesë. Lidhur me gjobat, duhet ta analizojmë procesin, pastaj mund të fillojmë me procese të mëtejshme”, tha Dhuli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori