LAJMI I FUNDIT:

Të dhëna alarmante për shtatzëninë e të miturve, Aceski: Faji kryesor është tek arsimi

Të dhëna alarmante për shtatzëninë e të miturve, Aceski: Faji kryesor është tek arsimi

Shtatzënia e të miturve viteve të fundit ka rritje alarmante. Sipas hulumtimit të fundit të Avokatit të Popullit në periudhën 2016-2017, 731 lindje ka pasur nga të miturat.

Sociologu, Ilija Aceski thotë se rolin kryesor e kanë tri faktorë. Mos përkushtimi i prindërve ndaj fëmijëve të tyre, posaçërisht në moshën e ndjeshme, siç është mosha nga 7 deri 10 vjet. Kjo ndodh te fëmijët prindërit e të cilëve nuk kanë kohë të kujdesen për to dhe i lënë të rriten vet, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Faktori i dytë, sipas Aceskit janë rrjetet sociale. Fëmijët përmes internetit marrin informata të ndryshme, që nuk përmbajnë bazë arsimore.

Sipas Aceskit, fajtori kryesor te shtatzënia te të miturit është sistemi arsimor. Arsimtarët dhe pedagogët sipas tij, nuk ju përcjellin fëmijëve njohuri për edukimin seksual.

Raporti i Avokatit të Popullit për periudhën 2016-2017 tregon se 731 të mitura kanë lindur. 62 vajza që janë nën moshën 18 vjeçare kanë ndërprerë shtatzënësinë, ndërsa 23 prej tyre s’kanë pasur më shumë se 16 vite. Më e vogla ka pasur vetëm 11 vite.

Në shumicën e rasteve, të miturat e ndërpresin shtatzëninë por edhe shkollimin.

Zëvendësi i Avokatit të Popullit, Vaska Bajromovska – Mustafa, thotë se thuajse të gjitha të miturat kanë lindur në bashkësi jashtëmartesore. Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e rasteve të këtilla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori