Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Qeveria që të mos i rrezikoj raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se populli i Kosovës nuk do të lejojë që izolimi të vazhdojë, duke shkruar se “Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”


Hoti ka përmendur disa marrëveshje të nënshkruara në bazë të koordinimeve me Shtëpinë e Bardhë.

“Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës”, tha ai.

Postimi i plotë:Kur janë koordinuar veprimet tona me Shtëpinë e Bardhë: 1. ka ndodhur njohja nga Izraeli, 2. e kemi demarkuar praktikisht një pjesë të kufirit me Serbinë, 3. e kemi siguruar mbështetjen për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave, 4. e kemi siguruar mbështetjen nga MCC për gaz dhe energji, 5. e kemi nënshkruar marrëveshjen për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane, 6. e kemi nënshkruar marrëveshjen për teknologji 5G të sigurt. 7. e kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke. Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk do lejojë që izolimi të vazhdojë. Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/