LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit rrahen mes veti, 7 të vdekur dhe 17 të plagosur – publikohen pamjet rrëqethëse (Foto/Video, +18)

Të burgosurit rrahen mes veti, 7 të vdekur dhe 17 të plagosur – publikohen pamjet rrëqethëse (Foto/Video, +18)

Grupet e bandave të ndryshme që shkaktuan rebelim në një burg në Karolinën e Jugut ku humbën jetën shtatë të burgosur, po konsiderohet si rebelimi më vdekjeprurës në SHBA që nga ai në vitin 1993.

Si pasojë e rrahjeve brutale 17 burgosur tjerë janë plagosur, ka njoftuar Bryan Stirling, drejtor i Departamentit Korrektues, transmeton Telegrafi.


Rebelimi dhe rrahja filloi mes bandave që luftonin për territor, dhe kontrabandim me telefona brenda qelive të burgut.

“E gjitha filloi si luftë për territor, por edhe për kontrabandim me telefona. Këta të burgosur luftojnë për para dhe territor”, ka shtuar Stirling.

Zyrtarët e burgut kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë me kompanitë kompetente, për të bllokuar sinjalet e telefonave mobil në burgje.

Kjo ngjarje po konsiderohet si më vdekjeprurësja në burgjet e SHBA-ve, që nga viti 1993, kur nëntë të burgosur humbën jetën në Lucasville.

44 gardianë ishin në detyrë në burgun me 1583 të burgosur, kur shpërtheu dhuna gjatë të shtunës mbrëma. Autoritetet e sigurisë gjithashtu kanë publikuar listën e të burgosurve që kanë humbur jetën në rrahjen masive.

Raymond Angelo Scott, 28-vjeç, i dënuar në korrik të vitit 2016 me 25 vite burgim. Ai akuzohej për dhunë fizike, armëmbajtje pa leje.
Eddie Casey Jay Gaskins, 32-vjeç, i dënuar në dhjetor të vitit 2017 me 10 vite burg për dhunë fizike.
Michael Milledge, 44-vjeç, i dënuar në prill të vitit 2010 me 66 vite burgim për dhunë fizike, posedim i lëndëve narkotike, trafikim dhe të shtëna armësh.
Damonte Marquez Rivera, 24-vjeç, i dënuar në nëntor të vitit 2015 me burgim të përjetshëm për vrasje, kidnapim dhe vjedhje të rënda.
Corey Scott, 38-vjeç, i dënuar në tetor të vitit 2002 me 87 vite burgim për vjedhje të veturave, kidnapim, plaçkitje të armatosur dhe dhunë fizike.
Corenelius Quantral McClary, 33-vjeç, i dënuar në korrik të vitit 2011 me 42 vite burgim për dhunë fizike, vjedhje dhe të shtëna armësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori