Nga: Gent Strazimiri
Ti nuk më njeh, nuk jemi takuar kurrë sepse asgjë nuk na lidh bashkë.
Pavarësisht kësaj, unë di thuajse gjithçka për ty … ma ke treguar ti vetë!
Më del herë pas here në rrjete sociale me foto në plazhe ekskluzive, në avion duke shkuar për atje, në cepa rrugësh të qyteteve evropiane ku po admiron një vepër arti, një këmbanare kishe apo një skulpturë të famshme.
Po prej teje di se në cilën palestër apo “gym” shkon rregullisht për të ruajtur linjat, cilin bar a restorant “ekskluziv” viziton rregullisht apo në cilin pub të “Bllokut” a të bregut nuk mungon në fundjavë duke ndjekur muzikë “live”.
Nganjëherë, ti publikon me krenari edhe fotot nga shtëpia e gjysëm e rrënuar e gjyshërve e që sot banohet nga xhaxhallarët më pak fatlumë në fshatin nga ke origjinën e ku, ta besoj që, mbushesh me mall e nostalgji.
Do të kisha dashur të të shpjegoja me zemër në dorë që nuk ta kam me të keq, sikur ti t’i lexoje këto radhë, po ti nuk lexon.
Librin që mban në plazh, mes kofshëve të depiluara në qendrën estetike të preferuar në “Bllok”, nën çadrën ku nuk mungon një gotë kokteji me një fetë portokalli a një qershi brenda … ne e dimë të dy se përse e publikon …
Mbase edhe ke dëshirë vërtetë të lexosh, mbase edhe ke lexuar dikur por, sot ti nuk ke kohë të lexosh edhe sikur të duash …
Nëse ti do të lexoje, vendin e postimeve me foto plot filtra në rrjetet sociale do ta zinte realiteti pa filtra në të cilin jeton vërtetë.
Do ta zinte revolta për sakrificat e panevojshme me të cilat siguron mbijetesën në një realitet pa rregulla, ku të gjithë mezi mbijetojnë e të gjithë “bëjnë sikur …”!
Do ta zinte reagimi ndaj sfilitjes fizike e shpirtërore, depersonalizimit që ti bën sikur nuk ekziston, por që e përjeton prej cilitdo që ke mbi kokë gjatë ditës së punës që nuk mbaron kurrë e që në fund ajo ç’ka paguhesh nuk të mjafton as për qera, ushqim e sapun … jo më për jetë “mondane”.
Vetëm kaq do të bëje, jo atë që bëjnë studentët në Bangladesh, madje as atë që po bën e vetme një motër në Pogradec, përballë mafies me emër e mbiemër që e njohin të gjithë, por që askush nuk guxon t’i përmendë.
Por, ti ke vendosur të bësh si të gjithë … “të bësh sikur …”!
Të bësh sikur nuk e vuan varfërinë, arbitraritetin, krimin e rrugaçërinë që e ke në çdo cep të rrugës, në çdo ambient “parellinjsh” që frekuenton, madje më shumë se kudo, në zyrat e shtetit …
Të bësh sikur e nesërmja që duket edhe më e zezë, edhe më e pashpresë edhe më e fëlliqur se e sotmja nuk të prek, nuk të përket …
Të bësh sikur yt atë, jot ëmë, vëllezërit a motrat, xhaxhallarët a dajat e tezet që rropaten njësoj si ti, për të mbijetuar atje në fshatin a provincën nga ti vjen, nuk janë problemi i yt.
Ti ke vendosur të bësh sikur askush nuk e di që jeta që publikon, është thjesht një “njoftim” se je disponibël, se e ke pazarin e lartë e se kushton shumë …
Ti kujton se duke “bërë sikur …”, të bie më lirë, ashtu sikurse kujton se “kushton” dhe “vlen” është e njëjta gjë …
T’i bashkohesh armatës së madhe të indiferentëve “kryeqytetas”, “çun blloku” a “gocë blloku”, d.m.th. të atyre që mbajnë frymën me byrek e dhallë e bëjnë sikur tani e kanë në terezi … ke zgjedhur modelin më rural e banal të mundshëm tek i cili identifikohet pikërisht ajo që ti përpiqesh me aq mund të fshehësh …
Ke zgjedhur të jesh njësoj si ata ruralë e provincialë që sapo kanë dalë “me sukses” nga fëlliqësia e banaliteti i një “reality show”, dhe ky është budallallëku më i madh që bën.
Është një krim që bën ndaj vetvetes, e që e paguan me monedhën më të shtrenjtë të mundshme: me jetën tënde, asaj që e thua edhe vetë se “ke vetëm një” …
Është sigurisht më kollaj, por, më beso, nuk të bie më lirë, përkundrazi!
E paguan shumë më shtrenjtë nga ç’e kishe imagjinuar ndonjëherë … si çdo gjë të kollajshme …
Do ta kuptosh, kur as filtrat në foto të mos të të bëjnë më punë, e kur ajo që sot është e dhimbshme, megjithëse “e hareshme”, nesër përveçse e dhimbshme do të jetë edhe … thjesht qesharake …
Bëj diçka sot, mos e prit atë ditë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
![Fuqia e çuditshme e “syrit të keq”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/Syri-i-keq-01-780x439.jpg)
Fuqia e çuditshme e “syrit të keq”
![Kundër flokëve të gjatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/Pier-Paolo-Pasolini-780x439.jpg)
Kundër flokëve të gjatë
![Ismail Qemali, bekuesi i këngës sonë kombëtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/a-u-helmua-ismail-qemali-nga-kund-euml-rshtar-euml-t-e-tij-politik-euml_hd-780x439.jpg)
Ismail Qemali, bekuesi i këngës sonë kombëtare
![Pesë histori për njerëzit më të pashpjegueshëm në histori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/09/Iron-Mask-e1601287056495-780x439.jpg)
Pesë histori për njerëzit më të pashpjegueshëm në histori
![Mbiemrat më të përdorur në Shqipërinë e vitit 1945 dhe sot](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/08/Albanian2-e1596272135637-780x439.jpg)
Mbiemrat më të përdorur në Shqipërinë e vitit 1945 dhe sot
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë