LAJMI I FUNDIT:

Marketing falas dhe mençur: Për pak sekonda në fushën e finales së Ligës së Kampionëve, fitoi vlerë reklamuese miliona dollarëshe dhe vëmendje botërore

Marketing falas dhe mençur: Për pak sekonda në fushën e finales së Ligës së Kampionëve, fitoi vlerë reklamuese miliona dollarëshe dhe vëmendje botërore
Femra me bikini që pushoi fushën e finales (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Finalja e Ligës së Kampionëve mes të Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit është ndërprerë në minutën e 20-të për disa sekonda, kjo pasi një femër u fut në fushën e stadiumit “Wanda Metropolitano” vetëm në të brendshme.

Hyrja e saj me bikini në fushë ka bërë që ndeshje të ndërpritet për pak kohë. Megjithatë, sigurimi i stadiumit ishte i shpejt duke zënë vajzën dhe duke e larguar nga terreni.

Nuk kaloi shumë dhe u mësua identiteti dhe arsyeja e futjes saj në fushë teksa lojtarët po zhvillonin ndeshjen. Ajo është modelja ruse, Kinsey Wolanski, e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, themeluesit të faqes pornografike ruse ‘Vitaly Uncensored’ dhe qëllimi ishte pikërisht reklamimi i kësaj faqeje, gjë që i shkruante në bikini.

Momenti teksa vajza largohej nga fusha (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Sipas basteve sportive dhe analistit Darren Rovell, reklamimi i faqes ‘Vitali Uncensored’ përmes kanaleve zyrtare do të kishte kushtuar pothuajse katër milionë dollarë.

Duke u bazuar në Apex Marketing Group, nga kjo dalje, vlera ekuivalente e reklamimit e vlerësuar së fundmit në orë 17:30 sipas kohës evropiane ishte 3.97 milionë dollarë, shkruan Telegrafi.

Efekti? Sipas Zdorovetskiyt, nga numri i madh i kërkesave për t’u regjistruar në Vitali Uncensored, kjo faqe për momentin është jashtë përdorimit deri në ditën e hënë. Ai më këtë rast ka shpërndarë edhe një tjetër fotografi, ku ka treguar se ueb faqen e tij e kanë vizituar mbi 1.3 milionë vizitorë të rinj, duke treguar se futja e vajzës në fushë ishte një marketing falas i suksesshëm.

Menjëherë pasi finalja ka përfunduar, Kinsey ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të publikuar një video nga ndeshja, duke u bërë thirrje ndjekësve të saj që të ndjekin zemrën e tyre për të bëra gjëra të çmendura, ashtu siç bëri ajo.

Ndryshe, për vetëm brenda një nate numri i ndjekësve të saj në Instagram është shumëfishuar, duke arritur nga 300 mijë në më shumë se dy milionë ndjekës, shkruan Telegrafi. Rrjetet sociale në ditën e sotme janë burim i mirë i të hyrave financiare për shumë modele, me siguri Kinsey tashmë ka filluar të planifikojë të ardhmen e saj rreth këtij rrjeti social.

Hyri me bikini në fushë, Kinsey Wolanski arrin një milion ndjekës brenda natës në rrjetin social Instagram
Lexo po ashtu Hyri me bikini në fushë, Kinsey Wolanski arrin një milion ndjekës brenda natës në rrjetin social Instagram

Por, duke ditur se si funksionon bota e marketingut, shumë kompani do t’i afrohen Kinsey Wolanskit dhe Vitaly Zdorovetskiyt, fitimet do të jenë shumë më të mëdha në të ardhmen.

Vajza është liruar më vonë nga polica, ndërsa asaj i është marrë identiteti  në mënyrë që të regjistrohet në ngjarje sportive si person i padëshiruar.

Duket e thjesht, por për t’i arritur gjitha këto, dyshja krijuan një plan të përgatitur në detaje dhe në fund e arritën atë që e kishin planifikuar. /Telegrafi/