A do të arrij PSP-ja të kontrollojë sistemin e përgjimit në Telekomin e Maqedonisë?


Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të tentojë të shfrytëzojë një dispozitë të Ligjit për procedurë penale, që parasheh kërkim ''vullnetar'', pa urdhër gjyqësor, në sistemin e Telekomit të Maqedonisë.
Paraprakisht, edhe pas katër tentimeve, PSP-së nuk iu dha urdhër gjyqësor për të kontrolluar në Telekom. Makfaks merr vesh se është arritur një ujdi për të krijuar grupe pune ndërmjet PSP-së dhe Telekomit që duhet të mbahet pas festës së Pashkëve, e më së voni deri në fund të këtij muaji.
Deri tani, PSP-ja siguroi të dhëna nga një operator telefonik në vend, si edhe në të dhënat kompjuterike të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































