LAJMI I FUNDIT:

A do të arrihet pragu zgjedhor të dielën?

A do të arrihet pragu zgjedhor të dielën?

Të dy kandidatët për kryetar të shtetit bëjnë apel që të dielën sa më shumë të dilet për votime.

Kandidati i cili vjen nga pushteti, Stevo Pendarovski bëri thirrje për dalje masovike me qëllim që të parandalohet ndalimi i reformave dhe integrimi i shtetit në organizatat ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kundër bojkotimit është edhe opozita maqedonase dhe kandidatja e tyre, Gordana Siljanovska Dakova. Tema kryesore në tubimet e saja është rëndësia e votimit më 5 maj.

Nga Bashkimi Demokratik presin që pragu zgjedhor të arrihet dhe ju bëri thirrje qytetarëve të dielën të dalin në vendvotime dhe se bojkoti shkon vetëm në favor të opozitës maqedonase.

“Bojkoti sjell krizë presidenciale dhe kuvendare. Bojkoti rrezikon NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Bojkoti nuk do të mundësojë kryetar të përkohshëm, as do të dënojë ndonjë parti, por do të nxisë zgjedhje. Qëndrimi në shtëpi kërcënon anëtarësimin në NATO, datën e fillimit të bisedimeve me BE-në, kërcënon miqësinë me Washingtonin dhe Brukselin, dhe përfundimisht e kërcënon barazinë gjuhësore dhe marrëveshjen e Ohrit”, thotë Mexhiti.

Për të pasur cikël të suksesshëm zgjedhor të dielën duhet të dalin 40% e votuesve në Listën Zgjedhore, përkatësisht 723.253 votues. Në rrethin e parë jehona e votuesve sipas KShZ-së ishte 41.8%.

Nëse nuk arrihet pragu zgjedhor janë të mundshme dy skenarë edhe atë caktimi i zgjedhjeve të reja siç parasheh Kushtetuta apo ndryshime të reja kushtetuese dhe zgjedhja e kryetarit të shtetit në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori