Dymbëdhjetë ndërmarrjet kryesore botërore të prodhimit të naftës regjistruan rënie në të ardhurat totale të tyre në tremujorin e tretë të vitit 2019, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kompanitë e Shteteve të Bashkuara, ExxonMobil, Chevron, ConocoPhillips, Halliburton, Schlumberger, Baker Hughes, ajo britanike British BP, holaneze Royal Dutch Shell, kompania franceze Total S.A., italiane Eni, ajo e Rusisë Rosneft dhe norvegjezja Equinor regjistruan rënie në të ardhurat e tyre kolektive neto me 56.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Këto 12 kompani patën rënie të të ardhurave neto totale në 14.24 miliardë dollarë në periudhën korrik-shtator të vitit 2019, nga 32.51 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2018, sipas të dhënave.

Gjigantët e naftës gjithashtu kanë regjistruar rënie të të ardhurave të tyre kolektive në 319.74 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të këtij viti, nga 366.62 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rënie prej 12.8 për qind. /Telegrafi/