Taylor Swift ka folur për herë të parë rreth anulimit të tri koncerteve të saj në Vjenë, të cilat ishin pjesë e turneut të saj madhështor “Eras”, pas një sulmi të dështuar terrorist. Ajo pranoi se ndjeu “një frikë të re” dhe një “ndjenjë të madhe faji”.
Sulmi i planifikuar u zbulua nga autoritetet austriake, të cilat arrestuan tre të dyshuar adoleshentë – të moshave 17, 18 dhe 19 vjeç – për planifikimin e një sulmi islamik në rajonin e Vjenës, me koncertet e Swiftit që ishin “fokus” i këtij komploti, shkruan The Guardian.
Sipas kreut të mbrojtjes shtetërore dhe inteligjencës në ministrinë e brendshme të Austrisë, Omar Haijawi-Pirchner, i dyshuari 19-vjeçar kishte ndërmend të “vritej sot ose nesër, së bashku me një turmë të madhe njerëzish”.

Policia tha se i dyshuari kishte shprehur besnikëri ndaj grupit të Shteti Islamik (ISIS) “në javët e fundit” dhe ishte radikalizuar në internet. Kimikate për bomba u sekuestruan në shtëpinë e tij.
Në një postim në Instagram të mërkurën në mbrëmje, duke festuar përfundimin e turneut në Evropë, i cili u mbyll me pesë koncerte në Londër javën e kaluar, Swift ndau “udhëtimin emocional” të saj.
“Anulimi i koncerteve tona në Vjenë ishte shkatërrues”, shkroi ajo. “Arsyeja e anulimit më mbushi me një frikë të re dhe një ndjenjë të madhe faji sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në ato koncerte. Por isha gjithashtu shumë mirënjohëse ndaj autoriteteve sepse, falë tyre, ne ishim duke vajtuar për koncertet dhe jo për jetët”.

Këngëtarja falënderoi fansat e saj për “dashurinë dhe unitetin” dhe tha se gjithë energjia e saj ishte përqendruar në mbrojtjen e “gati gjysmë milioni njerëzve që kishin ardhur për të parë koncertet në Londër” pas anulimeve në Vjenë.
“Ekipi im dhe unë punuam dorë për dore me stafin e stadiumit dhe autoritetet britanike çdo ditë për të arritur këtë qëllim, dhe dua t’i falënderoj për gjithçka që bënë për ne”, shkroi Swift. “Le të jem e qartë: Unë nuk do të flas publikisht për diçka nëse mendoj se duke bërë këtë mund të provokoj ata që do të dëshironin të dëmtojnë fansat që vijnë në koncertet e mia”.
Postimi në Instagram ishte i pari që Swift ndau që nga incidenti në Vjenë. Ajo pranoi heshtjen e saj gjatë javëve ndërmjetëse, duke e quajtur atë një formë “vetëpërmbajtjeje dhe pritjeje për të shprehur veten në një kohë të përshtatshme”.

“Prioriteti im ishte përfundimi i sigurt i turneut tonë në Evropë, dhe me një lehtësim të madh mund të them se e arritëm këtë”, tha ajo.
Koncertet e Swift në Vjenë ishin planifikuar për datat 8, 9 dhe 10 gusht në stadiumin ‘Ernst Happel’. Fillimisht, autoritetet kishin thënë se koncertet mund të vazhdonin me masa shtesë sigurie, por më vonë u anuluan për shkak të një “rreziku abstrakt”, sipas shefit të policisë së Vjenës, Gerhard Purstl.
Swift do të kthehet në Amerikën e Veriut në nëntor dhe dhjetor për disa koncerte në Kanada, që do të përfundojnë turneun “Eras” – një spektakël gjigant që është bërë turneu me të ardhurat më të larta në histori, duke gjeneruar më shumë se një miliard dollarë amerikanë dhe duke shkaktuar aktivitet sizmik në disa raste. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit