Taylor Swift kryeson listën e të nominuarve për MTV Video Music Awards 2023, me një shans për të fituar tetë statuja të reja në çmimet e këtij viti.

Nëse ajo arrin të rrëmbejë çmime në të tetë kategoritë më 12 shtator, ajo do të ishte e dyta në fitoret e të gjitha kohërave.


Beyonce aktualisht mban rekordin për më shumë MTV Video Music Awards ndonjëherë, me 26 fitore solo, përfshirë një çmim ‘Vanguard’.

Screenshot 6 19 Foto: Getty Images

Madonna ka fituar 20 gjithsej, gjithashtu duke përfshirë një çmim ‘Vanguard’.

Swift, e cila po mbush stadiumet në kuadër të turneut “Eras”, ka fituar më parë 14 çmime, sipas MTV.

Screenshot 7 19 Foto: Getty Images

Nominimet e Swift përfshijnë: ‘Këngën e vitit’ dhe ‘Videon e vitit’ për këngën e saj të famshme “Anti-Hero”.

Ajo është gjithashtu e nominuar si ‘Artistja e Vitit’ duke garuar me Beyonce, Doja Cat, Nicki Minaj, Shakira dhe Karol G.

126477334 hi078300262 Foto: Getty Images

SZA ndjek nga afër me gjashtë nominime për këngën e saj "Kill Bill", duke përfshirë ‘Këngën e vitit’ dhe ‘Videon e vitit”.

Ky vit pa edhe numrin më të madh të të nominuarve për herë të parë për çmime, tha MTV, me 35 fillestarë përmendur në këtë mes: GloRilla, Yung Miami dhe Saucy Santana.

Screenshot 8 11 Foto: Getty Images

MTV VMAs pritet të mbahet më 12 shtator në “Prudential Center” në New Jersey. /Telegrafi/