LAJMI I FUNDIT:

Tavë Elbasani

Tavë Elbasani

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:


* 1 kg mish qengji,
* 1 kg kos të trashë ose të përzier me ajkë,
* 2 lugë gjalpë,
* 2-3 thelpinj hudhër të shtypur,
* 8-10 kokrra vezë,
* 2 lugë miell,
* kripë, vegetë, specall, piper.

Përgatitja:

Nëse është mish qengji i ri, pritet në copa racioni, kriposet, vendoset në tavë me yndyrë të nxehtë dhe futet në furrë për t’u pjekur. Kohë pas kohe, nëse ka nevojë, i shtohet nga pak ujë i nxehtë. Në të kundërtën, hidhet në tenxhere për t’u zier, e gjysmë i zier, vendoset në tavë, ku i hidhet pak supë dhe dy lugë gjalpë. Futet në furrë të nxehtë me temp. 200ºC që të piqet. Ndërkohë tunden vezët me kos, shtohen hudhrat e shtypura, mielli i ulur në pak ujë dhe lëng mishi, kripa, vegeta, piperi. Tavës me mish i hidhet një lugë specall, pastaj mbi mish derdhet masa e përzier e vezëve dhe rrafshohet në tërë tavën. Futet në furrë edhe për disa çaste, sa të mpiksen vezët, por të mbesin të buta. Shërbehet e nxehtë./Telegrafi/